Klubet Studentore në universitetin tonë janë ngritur dhe ndërtuar mbi baza akademike, të cilat kanë në plan të parë orientimin e studentit, përshtatjen e tij me jetën studentore dhe njëkohësisht pasurimin dhe zbukurimin e saj.
Të gjithë klubet kanë në qendër të filozofisë së ekzistencës së tyre ekskluzivisht studentin Barletas. Grupet që merren me aktivitetet, ose të quajtura ‘klubet’ synojnë që të mundësojnë organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sociale të studentëve tanë, si dhe të zhvillojnë marrëdhënie ndërpersonale dhe të aftësitë e lidershipit.
Pjesë e Klubeve Studentore mund të jenë jo vetëm studentët Barletas, por gjithashtu mirëpresim anëtarësim dhe pjesëmarrje edhe nga gjimnazistë, kolegjistë dhe maturantë nga e gjithë Shqipëria, të cilët mund të zgjedhin secilin klub në bazë të interesave të tyre dhe mund t’a përdorin përvojën e fituar në këto klube, në karrierën e tyre të ardhshme akademike dhe profesionale. Studentët e diplomuar apo Alumni gjithashtu mund të marrin pjesë si anëtarë nderi në këto klube, duke dhënë kontributin e tyre përmes eksperiencës së mëparshme.
Universiteti “Barleti” ka 10 klube studentore aktive me drejtimet si më poshtë.
Për tu bërë pjesë e klubeve klikoni mbi linkun https://forms.gle/TQC5TqzVRbkUf9MF7 ose plotësoni formularin e antarësimit dhe dërgojeni tek [email protected].
Shkarko dokumentin "Formular aplikimi për Klubet Studentore" (PDF)
Universiteti Barleti është universitet i krijuar me qëllim mbështetjen e vazhdueshëm të sipërmarrësve, duke incentivuar sipërmarrjen tek studentët dhe të rinjtë si dhe duke qenë faktori impakti në ekosistem.
Universiteti Barleti, si universitet aplikativ dhe kreativ, ka për qëllim mbështetjen e vazhdueshëm të profesionistëve të rinj, për të qenë faktor impakti në mjedisin ku jetojmë.
Ky klub synon të përmirësojë aftësitë e anëtarëve duke ushqyer aftësitë e tyre krijuese dhe programuese dhe duke mprehur aftësitë e tyre kërkimore dhe prezantuese. Duke qene se TIK-u qëndron në themel të çdo organizate sot, klubi gjithashtu synon të promovojë inovacionin ndërmjet anëtarëve të tij ndërsa ata kërkojnë zgjidhje teknologjike për problemet që mund të lindin.
Ky klub organizon aktivitete që lidhen me diskutime të hapura të tematikave të ndryshme të sferës së problemeve sociale dhe psikologjike, si tematika që lidhen me psikologjinë e zhvillimit; psikologjisë klinike; psikoterapinë; terapinë e grupit dhe role play.
Klubi ka për mision ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e të rinjve si profesionistët e të ardhmes në fushën e shëndetit, në aktivitete të lidhura me shëndetin. Ky klub organizon sesione informuese dhe këshilluese, leksionet e hapura me të ftuar profesionistë, diskutime të tematikave të ndryshme të shëndetit, aktiviteteve rinore që nxisin pjesmarrjen e të rinjve dhe angazhimin aktiv të tyre.
Ky klub synon të përfshijë studentë të cilët janë të prirur drejt një të menduari dhe gjykimi kritik, që janë të hapur për debate konstruktive dhe gjithashtu janë të hapur të pranojnë mendimin ndryshe.
Ky klub stimulon lёvizjet mjedisore, kulturore, turistike dhe sportive tё studentëve si psh hiking, trekking, kanoeing, scuba diving, rafting, kayaking, ski, ecje tё lira nё itenerare alternative dhe organizon në mënyrë periodike evente sportive, si kampionate në volejboll, basketboll, futbollit, tenis, aerobi etj.
Klubi ka për mision ndërtimin e një skuadre vullnetarësh nga Barletasit për qëllim kultivimin, zgjerimin dhe mësimin e ndjenjave njerëzore në shoqërinë Shqiptare, nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete dhe organizime të ndryshme vullnetare në institucione si jetimore, shtëpi të moshuarish, qendra rehabilitimi, shkolla, kopshte, të cilat synojnë sensibilizimin e studentëve dhe përfshirjen e tyre në fushata humanitare.
Pjesë e këtij klubi do të jenë të gjithë studentët e Universitetit “Barleti” dhe të diplomuar në Barlet, të cilët janë të interesuar për thellimin e njohurive të tyre në lidhje me tregun e punës dhe të qënit sa më i/e suksesshme në të. Formati i klubit do të jetë i integruar me intervista pune, testime, orientim dhe këshillim nga ekspertë karriere, mbështetje në zhvillimin e aftësive karizmatike dhe atyre të lidershipit, mbështetje në zhvillimin e aftësive të së folurës në publik, si dhe informacion i plotë dhe i detajuar sesi funksionon tregu i punës dhe si mund të jesh i suksesshëm në të.
Nëse jeni student i Barletit, nxënës, maturant, apo profesionist që keni shumë ide dhe jeni i pavendosur se cila duhet të jetë zgjedhja e klubit studentor që dëshironi jeni në klubin e duhur. Fusha dhe drejtime të tjera do t’i shtohen grupit të klubeve për të siguruar që kushdo të gjejë veten në atë çfarë më së miri di të bëjë.