Studentët - Universiteti "Barleti"

Klubi ICT synon të përmirësojë aftësitë e anëtarëve të TIK-ut duke ushqyer aftësitë e tyre krijuese dhe programuese dhe duke mprehur aftësitë e tyre kërkimore dhe prezantuese. Duke qenë se TIK-u qëndron në themel të çdo organizate sot, klubi gjithashtu synon të promovojë inovacionin ndërmjet anëtarëve të tij ndërsa ata kërkojnë zgjidhje teknologjike për problemet që mund të lindin. Vizioni ynë është të jemi më shumë sesa thjesht vëzhgues të zhvillimit teknologjik. Pra, ne synojme të krijojmë katalizatorë teknologjikë në mjedisin tonë.

SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?

Klubi funksionon nëpërmjet aktiviteteve interaktive në fushën e teknologjisë dhe programimit, ku pjesëmarrës janë gjimnazistë dhe student. Me anë të këtyre aktiviteteve, synohet të inkurajohet zhvillimi i projekteve inovative nga të rinjtë, duke ofruar një platformë ku ata mund të shprehen dhe të identifikohen me projekte konkrete.

KUSH MUND TË BËHET PJESË E KËTIJ KLUBI?

Klubi ICT i Universitetit Barleti është i hapur për të gjithë studentët e Departamentit të Informatikës dhe Shkencave Kompjuterike, si dhe për çdo student tjetër që dëshiron të zgjerojë njohuritë e tij në fushën e teknologjisë. Përveç kësaj, jemi të hapur edhe për gjimnazistë dhe të rinj të interesuar, duke krijuar një mjedis të përbashkët ku ndajmë pasionin dhe kreativitetin në botën e teknologjisë.

Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit?

  • 25 Prill 2024

Alumni Ambassador - Gevio Tabaku

Më shumë
Alumni Ambassador - Gevio Tabaku
Këshillim karriere në fushën e informatikës me të rinjtë në Fier
  • 02 Prill 2024

Këshillim karriere në fushën e informatikës me të rinjtë në Fier

Më shumë
  • 28 Mars 2024

“Game Jam” i II/ Lorena Gjana aktivitet në UniBA

Më shumë
“Game Jam” i II/ Lorena Gjana aktivitet në UniBA
Impakti i zhvillimit teknologjik në jetën e përditshme
  • 12 Dhjetor 2023

Impakti i zhvillimit teknologjik në jetën e përditshme

Më shumë
  • 07 Dhjetor 2023

Sesion Informues në fushën e Informatikës dhe Shkencave Kompjuterike

Më shumë
Sesion Informues në fushën e Informatikës dhe Shkencave Kompjuterike
  • 21 Nëntor 2023

"Robotika”, demonstrimi praktik i montimit të një roboti

Më shumë

FUNKSIONI I KLUBIT

Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: mentorët e Klubit, Dekani i Studentit, dhe Alumni. Qëllimi është që Klubi të nisë të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma dhe evente në fushën e ICT .

Klubi do të ketë aktivitete periodike të cilat kanë për qëllim:

- Përmirësimi i njohurive teknologjike dhe aftësive praktike nëpërmjet ëorkshop-eve dhe trajnimeve të specializuara.
- Inkurajimi dhe zhvillimi i projekteve inovative në fushën e teknologjisë.
- Ndërgjegjësimi rreth çështjeve teknologjike dhe impakti i tyre në shoqëri.
- Organizimi i sesionit informativ për Game Jam, duke nxitur pjesëmarrjen në evenimente të zhvillimit të lojrave.
- Fokusimi në sigurinë kibernetike dhe aktivitete për ndërgjegjësim rreth çështjeve të sigurisë në internet.
- Njohje e praktikave dhe veprimtarive në fushën e teknologjisë dhe informatikës.
- Përdorimi i printërave 3D

Aktivitete 3 mujore të parashikuara në këtë klub janë:

- Steam
- Workshop-e dhe trajnime të specializuara
- Zhvillimi i projekteve inovative
- Bashkëpunime dhe partneritete
- Printera - 3D
- Prezantime nga Profesionistë të Fushës
- Fushatë për Ndërgjegjësimin Teknologjik
- Info Session për Game Jam
- Workshop për Ndërtimin e Lojrave
- Sesione Demonstrative për Skills Specifike
- Inteligjenca Artificiale
- Cyber Week
- Guida nëpër Kompani me veprimtari në industrinë e Teknologjisë

Struktura e klubit

MENTOR I KLUBIT:

PhD. Ilir CAPUNI

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Telefon:
E-mail: [email protected]
web: www.umb.edu.al

KOORDINATORË TË KLUBIT:

1. Ada Osmani
2. Artemisa Bajrami

REGJISTROHU NË NEWSLETTER