Synohet që, së bashku me studentët:
Universiteti “Barleti” ka për qëllim të sigurojë që të gjithë studentët të trajtohen në mënyrë të barabartë. Rrjeti i shërbimeve për studentët është ngritur për të lehtësuar integrimin e studentëve në jetën universitare, për të mbështetur dhe fuqizuar rrjetëzimin e tyre, për të lehtësuar komunikimin e tyre me institucione të tjera publike/private që ofrojnë shërbime shëndetsore, sociale, artistike, etj.
KREDI STUDENTORE 0 %
Universitetin “Barleti” ka lidhur marrëveshje partneriteti me Credins Bank me anë të së cilës, ju mundësohet kredia me 0% interes. Studenti paguan plotësisht studimet e tij me këste dhe interesi dhe komisioni i kredisë paguhen nga Unviersiteti. Vendosja e një marrëdhënie me bankën, do e shoqërojë një student përgjatë gjithë jetës, pasi do krijojë një historik të mirë bashkëpunimi, duke përfituar në të ardhmen, nga interesat dhe komisionet preferenciale për kredi ose shërbime të tjera.
ASISTENCË NË AKOMODIM
Në UniBa ne mirëpresim dhe ofrojmë ndihmë për të gjithë studentët që vijnë nga vendi apo nga rajoni. Ka një skuadër e cila kujdeset dhe ndihmon studentët për të gjitha nevojat që ata kanë në lidhje me akomodimin e tyre, brenda dhe jashtë Kampusit të UniBa.
SHËRBIME MBËSHTETËSE
Mendoni për UniBa si një “one-stop-shop”- këtu do të gjeni një staf miqësor, të trajnuar për t'u marrë me një gamë të gjerë pyetjesh, për të siguruar informacion kyç dhe për të ndihmuar në shumë shërbime të Universitetit. Këtu në UniBa ne marrim në konsideratë të gjitha çështjet në funksion të studentit.
Cilat zyra janë të angazhuara me shërbimet ndaj studentit?
Zyra e Pranimit dhe Regjistrimit është njësia administrative e ngarkuar me detyrën e organizimit dhe menaxhimit të të gjithë procesit Rekrutim –Aplikim -Regjistrim – Transferim në Universitetin “Barleti”.
Cel:+355 69 20 41 222
E-mail: [email protected]
Sekretaria mësimore merret me proceset thelbësore administrative që kanë të bëjnë me studentin, siç janë regjistrimi fillestar, regjistrimi i lëndëve, arkivimi i të dhënave, administrimi i provimeve, procesi i lëshimit të diplomave, etj.
Sekretaria Bachelor:
Cel: +355 69 40 96 362
E-mail: [email protected]
Sekretaria Master:
Cel: +355 20 67 247
E-mail: [email protected]
Zyra e Alumni dhe Karriera:
E-mail: [email protected]
Çështjet e tjera, ku përfshihen aktivitetet ekstrakurrikulare, klubet studentore, organizohen nga zyra e Dekanit të Studentëve.
Dekani i Studentëve:
Cel: +355 69 40 00 225
E-mail: [email protected]