Studentët - Universiteti "Barleti"

Ky klub organizon në mënyrë periodike evente sportive, si kampionate në volejboll, basketboll, futbollit, tenis, aerobi etj. Klubi i tifozëve synon përfshirjen e studentëve duke krijuar një grup tifozësh vullnetaresh në mënyre që të përkrahin dhe mbështesin ekipin tonë Barleti Volley në çdo ndeshje. Gjithashtu studentët që kanë prirje në kërcim, gjimnastikë, aerobi mund të bashkohen në grupi i tifozeve të Universitetit “Barleti”.

Ky klub stimulon lёvizjet mjedisore, kulturore, turistike dhe sportive tё studentëve si psh hiking, trekking, kanoeing, scuba diving, rafting, kayaking, ski, organizime të shëtitjeve me biçikleta në qytet, ecje tё lira nё itenerare alternative, ekskursione etj.

SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?

Pjesë e këtij klubi do të jenë studentë të “Universitetit Barleti” nga të gjitha programet e studimit, Alumni dhe gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria. Ky klub ka për qëllim që të motivoj dhe të ofroj mbështetje për studentët Barletas të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë aktivitete sportive, itinerare turistike, eskursione etj. Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj në varësi të organizimeve. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: Dekani i Studentit, Departamenti i “Edukimit Fizik dhe Sporte”, Departamenti i “Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit”, Shoqata Barleti, Qeveria Studentore dhe Alumni. Qëllimi është që klubi të nisë të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma.

KUSH MUND TË BËHET PJESË E KËTIJ KLUBI?

Çdo student i “Universitetit Barleti”; Çdo person që ka dëshirë sportin, turizmin.

Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit?

  • 17 Maj 2023

Kampionati i basketbollit

Më shumë
Kampionati i basketbollit
Barletasit - Kampionë në Sporte
  • 16 Maj 2023

Barletasit - Kampionë në Sporte

Më shumë
  • 08 Maj 2023

Barleti shpallet kampion

Më shumë
Barleti shpallet kampion
Kampionati i Basketbollit
  • 02 Maj 2023

Kampionati i Basketbollit

Më shumë
  • 02 Maj 2023

Kampionati i futbollit

Më shumë
Kampionati i futbollit
Sustainable Tourism Ideation Hackathon
  • 19 Prill 2023

Sustainable Tourism Ideation Hackathon

Më shumë

FUNKSIONI I KLUBIT

Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj në varësi të organizimeve. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: Dekani i Studentit, Departamenti i “Edukimit Fizik dhe Sporte”, Departamenti i “Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit”, Shoqata Barleti, Qeveria Studentore dhe Alumni. Qëllimi është që klubi të nisë të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma.

Klubi do të ketë aktivitete periodike të cilat kanë për qëllim:

- Ndërtimi i skuadrave të volejbolllit, basketbollit, etj nga Barletasit;
- Ndërtimi i një skuadre tifozësh në mbështetje të ekipit të Barleti Volley;
- Ndërtimi i Outdoors club;
- Pjesëmarrje në aktivitete dhe organizime të ndryshme sportive;
- Pjesmarrje në ndeshjet e ekipit të Barleti Volley;
- Organizime mjedisore, kulturore, turistike dhe sportive tё studentëve si psh hiking, trekking, kanoeing, scuba diving, rafting, kayaking, ski etj.
- Organizime të shëtitjeve me biçikleta në qytet, ecje tё lira nё itenerare alternative, ekskursione etj.

Aktivitete 3 mujore të parashikuara në këtë klub janë:

- Hapja e thirrjes për aplikim;
- Selektimi i aplikantëve bazuar në interesat e tyre në sport, turizëm etj;
- Realizimi i aktiviteteve sportive dhe turistike një herë në muaj.

Struktura e klubit

MENTOR I KLUBIT:

Dr. Elda Mamoçi

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Telefon:
E-mail: [email protected]
web: www.umb.edu.al

KOORDINATORË TË KLUBIT:

1. Fabjona Hasani
2. Julian Talaj
3. Era Arapi
4. Ina Brahja
5. Martin Karamanaj
6. Sonja Bajramaj

SEKRETARE E KLUBIT:

1. Alondo Xhafa

REGJISTROHU NË NEWSLETTER