Studentët - Universiteti "Barleti"

Klubi i Mjekësisë ka për mision ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e studentëve, si profesionistët e të ardhmes në fushën e shëndetit, në aktivitete të lidhura me shëndetin. Ky klub organizon sesione informuese dhe këshilluese, leksionet e hapura me të ftuar profesionistë, diskutime të tematikave të ndryshme të shëndetit, aktiviteteve studentore që nxisin pjesmarrjen e studentëve dhe angazhimin aktiv të tyre.

Qëllimi i klubit është të krijojë një komunitet të gjallë dhe dinamik të studentëve me njëri-tjetrin dhe me profesionistë të shëndetit duke mundësuar zgjerim njohurish të përditësuara me inovacionet e shkencave mjekësore.

SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?

Pjesë e këtij klubi do të jenë studentë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, si dhe studentë të Universitetit Barleti dhe gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria, të interesuar në shkencat mjekësore.

KUSH MUND TË BËHET PJESË E KËTIJ KLUBI?

- Studentet Barletas të Fakultetit të Shkencave Mjekësore;
-Çdo gjimnazist i interesuar në shkencat mjekësore që ka dëshirë të ndjekë aktivitetet e klubit.

Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit të Mjekësisë?

  • 12 Prill 2024

Studentët e Mjekësisë në UniBa ofrojnë shërbime mjekësore për qytetarët

Më shumë
Studentët e Mjekësisë në UniBa ofrojnë shërbime mjekësore për qytetarët
Barletasit Stomatologë Vizitojnë Qendrën ARSIS
  • 27 Mars 2024

Barletasit Stomatologë Vizitojnë Qendrën ARSIS

Më shumë
  • 21 Mars 2024

"Dita Botërore e Shëndetit Oral"

Më shumë
Barletasit dhurojnë gjak për fëmijët talesemik
  • 08 Mars 2024

Barletasit dhurojnë gjak për fëmijët talesemik

Më shumë
  • 06 Mars 2024

“Shëndeti për të gjithë”, studentët njihen me teknikat infermierore

Më shumë
“Shëndeti për të gjithë”, studentët njihen me teknikat infermierore
Debati
  • 21 Dhjetor 2023

Debati "Largimi i profesionistëve mjekësorë jashtë vendit”

Më shumë

FUNKSIONI I KLUBIT

Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj për të diskutuar dhe propozuar edhe ide të tjera aktivitetesh etj. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: Mentori i Klubit dhe Dekani i Studentit. Qëllimi është që Klubi të nis të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma dhe evente në fushën e shëdetit.

Aaktivitete periodike të cilat kanë për qëllim:

- Të motivojnë studentët në fushën e shëndetit si infermierë, fizioterapistë dhe farmacistë, nëpërmjet angazhimit dhe organizimit të vizitave në institucione të ndryshme.
- Të zhvillojnë “MedTalks”, një seri bisedash dhe diskutimesh mbi një gamë të gjerë temash që lidhen me shkencat shëndetësore. Përmes të cilave studentët do të mësojnë nga ekspertët e fushës, të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre dhe të lidhen me të tjerët që janë të apasionuar pas shkencave shëndetësore.
- Të nxisin bashkëpunimin në grup dhe shkëmbimin e ideve mbi tematika të ndryshme të shëndetit nga hulumtimet e fundit të kryera në spitale, universitetet e institucione vendase dhe të huaja.
- Të prezantojnë projekte përpara një jurie të përbërë nga staf akademik dhe profesionistë te ftuar.

Aktivitete të parashikuara në këtë klub janë

- Hapja e thirrjes për aplikim.
- Organizimi i seancave informative dhe këshilluese nga profesionistë sipas datave të shënuara në kalendarin shëndetësor (bashkëlidhur kalendari shëndetësor).
- Organizimi i vizitave/shërbim në institucione të ndryshme si shtëpia e të moshuarve, qendra rehabilitimi apo jetimore dhe jo vetëm.
- Realizimi i tryezave të rrumbullakta me objekt diskutimi dhe prezantimi të projekteve mbi çështje shëndetësore.

Struktura e klubit

MENTOR I KLUBIT:

Dr. Blerta Turani
Phd. Malvina Prapa

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
...
Telefon:
E-mail:
web: www.umb.edu.al

KOORDINATORË TË KLUBIT:

1. Marjana Avdiaj, studente e programit të studimit “Infermieri”.
2. Elizabeta Jahollari, studente e programit të studimit “Infermieri”.

SEKRETARE TË KLUBIT:

...

REGJISTROHU NË NEWSLETTER