Studentët - Universiteti "Barleti"

Ky klub synon të përfshijë studentë të cilët janë të prirur drejt një të menduari dhe gjykimi kritik, që janë të hapur për debate konstruktive dhe gjithashtu janë të hapur të pranojnë mendimin ndryshe. Profesionistë e specialistë të profileve të së drejtës private, penale, publike dhe administrative, marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtës ndërkombëtare dhe BE-së, si dhe ekspertë të fushës të së drejtës, zhvillojnë trajnime të veçanta me studentët. Organizimi i seminareve, gjyqeve simuluese, debateve shkencore apo orëve të hapura mbi interpretimin e funksionimit të gjykatave shqiptare dhe ndërkombëtare, synon të edukojë anëtarët e këtij klubi për të bashkëvepruar me profesionistë të fushave përkatëse më pranë profesionit të tyre.

SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?

Pjesë e këtij klubi do të jenë studentët e drejtësisë dhe të shkencave politike të Universitetit Barleti, studentë nga degë të tjera, të cilët kanë dëshirë të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e ligjit dhe të drejtësisë dhe gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria, që kanë prirje në këto dy fusha dhe synojnë të zgjedhin për drejtim të jetës së tyre profesionale ndonjë prej këtyre dy fushave.

KUSH MUND TË BËHET PJESË E KËTIJ KLUBI?

Çdo student i departamentit të drejtësisë dhe i departamentit të shkencave politike të Universitetit Barleti;, Cilido student tjetër që dëshiron të thellojë njohuritë nga fusha e ligjit dhe e politikës në Shqipëri dhe ka interes të hulumtojë më shumë mbi rregullimet ligjore në fushën përkatëse (arkitekturë, IT, ekonomi, etj).

Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit?

  • 23 Maj 2023

Veprimtari në Studime Politike

Më shumë
Veprimtari në Studime Politike
Klubi Ligj dhe Qeverisje “Integriteti i zgjedhjeve”
  • 19 Maj 2023

Klubi Ligj dhe Qeverisje “Integriteti i zgjedhjeve”

Më shumë
  • 02 Maj 2023

Dita Botërore e Librit

Më shumë
Dita Botërore e Librit
Njësia e Zhvillimit të Kurrikulës dhe Cilësisë në UniBa
  • 20 Mars 2023

Njësia e Zhvillimit të Kurrikulës dhe Cilësisë në UniBa

Më shumë
  • 24 Janar 2023

100 risi sociale nga Finlanda

Më shumë
100 risi sociale nga Finlanda
Trajnim me studentët “Mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve”
  • 18 Janar 2023

Trajnim me studentët “Mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve”

Më shumë

FUNKSIONI I KLUBIT

Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: mentorët e Klubit, Dr. Erion Kristo dhe LLM &MSc Edlira Lloha, nga Qeveria Studentore, Dekani i Studentit, dhe Alumni. Qëllimi është që Klubi të nisë të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma dhe evente në fushën e Ligjit dhe të Qeverisjes .

Klubi do të ketë aktivitete periodike të cilat kanë për qëllim:

- Të shkëmbejnë ide;
- Të diskutojnë mbi probleme të rëndësishme ligjore dhe politike;
- Të përfshihen dhe të kontribuojnë për zgjidhjen e problemeve me natyrë ligjore në kuadër të Klinikës Ligjore të Universitetit “Barleti”
- Të përfshihen në propagandimin e vlerave universale dhe të drejtave të njeriut dhe për zhvillimin e një kulture qytetare te të rinjtë.

Aktivitete 3 mujore të parashikuara në këtë klub janë:

- “Kontrata e qirasë së shtëpisë/ apartamentit”
- “Të drejtat e njeriut në Internet”
- Të rinjtë dhe emigrimi, shkaqet e emigracionit të të rinjve, të drejtat e një personi që emigron.

Struktura e klubit

MENTOR I KLUBIT:

Dr. Erion Kristo dhe LLM & MSc Edlira Lloha

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
...
Telefon:
E-mail:
web: www.umb.edu.al

KOORDINATORË TË KLUBIT:

...

SEKRETARE E KLUBIT:

...

REGJISTROHU NË NEWSLETTER