Studentët - Universiteti "Barleti"

Klubi i Psikologëve organizon aktivitete që lidhen me diskutime të hapura të tematikave të ndryshme të sferës së problemeve sociale, dhe psikologjike, si tematatika që lidhen me psikologjinë e zhvillimit; psikologjisë klinike; psikoterapinë; terapinë e grupit dhe role play.

Studentët do te jenë të angazhuar në organizimin e vizitave të ndryshme në institucione të sektorit publik e privat si qendra multidisiplinare, shtëpia e të moshuarve, qendra rehabilitimi, shkolla, kopshte, duke synuar ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e tyre në fushata humanitare.

SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?

Pjesë e këtij klubi do të jenë studentë të universitetit Barleti kryesisht profili Psikologji, por edhe studentë të profileve të tjera, të cilët kanë dëshirë të ndjekin aktivitete dhe trajnimet e nevojshme me qëllim kujdesin e kushtuar ndaj mirëqenies psikofizike dhe emocionale.

KUSH MUND TË BËHET PJESË E KËTIJ KLUBI?

Çdo student i universitetit Barleti Çdo student që ka dëshirë të ndjekë aktivitetet të klubit.

Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit të Psikologëve BARLETAS?

  • 08 Prill 2024

2 Prillit Dita Ndërkombëtare e Autizmit

Më shumë
2 Prillit Dita Ndërkombëtare e Autizmit
Mirëqenia fizike dhe ndikimi në mirëqenien mendore
  • 02 Prill 2024

Mirëqenia fizike dhe ndikimi në mirëqenien mendore

Më shumë
  • 02 Prill 2024

Teknika “Shëtitje anonime me një të verbër”

Më shumë
Teknika “Shëtitje anonime me një të verbër”
Promovimi i shëndetit të mirë mendor
  • 24 Janar 2024

Promovimi i shëndetit të mirë mendor

Më shumë
  • 30 Tetor 2023

Aktivitet ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë

Më shumë
Aktivitet ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë
Sigurimet shoqërore - Leksion i Hapur
  • 12 Qershor 2023

Sigurimet shoqërore - Leksion i Hapur

Më shumë

FUNKSIONI I KLUBIT

Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj për të diskutuar dhe propozuar edhe ide të tjera aktivitetesh etj. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: Mentori i Klubit, Dekani i Studentit, Alumni. Qëllimi është që Klubi të nis të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma dhe evente në fushën e sipërmarrjes.

Aaktivitete periodike të cilat kanë për qëllim:

- Eksperimenti i Pavlov. Disa mënyra se si të 'kushtëzohen njerëzit' si ajo që bëri Pavlov me qenin e tij.
- Lexim rreth personaliteteve më të njohura të psikologjisë në botë, si Sigmund Freud, etj. Analizohen gjetjet më interesante rreth tyre.
- Debate! Në lidhje me çështjet me te diskutuara në fushën e psikologjisë por jo vetëm
- Ndarje experiencash në të cilën anëtarët e klubit mund të pyesin njëri tjeterin në mënyrë anonime nëse kanë një problem/çrregullim psikologjik, nëse kanë qënë ndonjëherë tek psikologu/psikiatri, nëse kanë menduar ndonjëherë vetëvrasjen apo kanë bërë tentative suicidale.
- Çfarë mund të ndodhë në një klasë psikologjie që të jetë argëtuese për të gjithë?
- Test personalitetit dhe aplikim (Big 5).
- Diskutim mbi drejtimet e ndryshme të karrierës që mund të marrë dega e psikologjisë, si psh psikologjia ligjore, psikologjia klinike etj.
- Teknikat e terapisë praktike (dëgjimi aktiv), tejkalimi i fobive, udhëtimeve në terren, hipnozë, analiza e ëndrrave.
- Aplikim i testeve në anëtarët e klubit dhe analizimi i përgjigjeve.
- Individë të njohur nga psikologjia të flasin për një tematikë të caktuar.

Struktura e klubit

MENTOR I KLUBIT:

...

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
...
Telefon:
E-mail:
web: www.umb.edu.al

KOORDINATORË TË KLUBIT:

...

REGJISTROHU NË NEWSLETTER