Studentët - Universiteti "Barleti"

Universiteti Barleti kujdeset për kohën e studentëve të kaluar jashtë auditorit. Si i tillë, angazhimi i studentëve në klube ku fokus është nxitja e imagjinatës, kreativitetit dhe mbështetja për realizimin e ideve të tyre është një nga pikat e forta të këtij universiteti. Studentë, ju pëlqejnë librat? Kërkoni shpesh njerëz për të diskutuar rreth librit që po lexoni? Ndoshta nuk po lexoni aq sa dëshironi dhe doni të inkurajoni veten që të merrni një libër më shpesh në duar? Shumë njerëz duan të lexojnë, por mund të jetë e vështirë të gjejnë dikë për të folur rreth librit, apo të gjejnë dikë që t’i orientojë drejt një libri që të përmbushë dëshirën dhe fantazinë e tyre. Për të apasionuarit e librit, ky është klubi i duhur.

Fantazia e librit i duhet medias, ndaj ky klub studentor vjen i gershetuar mes imagjinates dhe teknikave për ta vendosur në zbatim. Media është organizimi ideal për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet midis studentëve dhe lojtarëve kryesorë të tregut të mediave, përmes botimeve në Revistën e Studentëve, bashkëpunimeve me zyrën e Marketingut, realizimeve radiotelevizive dhe aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga gazetarë dhe personalitete nga bota e medias.

“Uniba Magazine” është revista studentor, që do drejtohet nga studentët e klubit të Librit dhe Medias, dhe do shërbejë si një forum idesh të cilat nxisin kreativitetin dhe vendimmarrjen tek të rinjtë.

Qëllimi i këtij klubi është orientimi, diskutimi, bisedë, shkëmbime librash e idesh për zhanre të ndryshëm, autorë të huaj e shqiptar, klasikë e modernë. Ftesa shkrimtarëve shqiptarë apo gazetarëve të ndryshëm, për tu bërë pjesë e diskutimeve studentore. Shkrimet, botimet, konkurset letrare dhe aktivitete krijuese do të jenë qëllimi kryesor.

SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?

Pjesë e këtij klubi do të jenë studentë të universitetit Barleti (studentë të të gjitha profileve të studimit) që duan ta zhvillojnë intelektin, kulturën dhe njohurinë e tyre përtej fushës së studimit që kanë zgjedhur. Një nga synimet e këtij klubi është takimi nga afër me shkrimtarë dhe gazetarë shqiptarë, por kjo mbetet në zgjedhje dhe dëshirë të antarëve të klubit.Të dallojmë studentët që kanë prirje për të shkruar, poezi, provë apo publicistikë dhe t’i nxisim e promovojmë ata.

KUSH MUND TË BËHET PJESË E KËTIJ KLUBI?

Çdo student i universitetit Barleti , Çdo student që ka dëshirë shkrimin Çdo student që ka dëshirë të jetë qoftë dhe dëgjues.

Nuk është e nevojshme që ju të dini shumë për librat për t'u bashkuar me ne; mjafton të jeni natyrë kurioze, të keni dëshirën për të lexuar, apo pasionin për të shkruar dhe të jeni të gatshëm të dëgjoni të tjerët.

Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit të Librit dhe Medias?

  • 02 Prill 2024

Të rinjtë entuziastë eksplorojnë bibliotekën e Universitetit Barleti!

Më shumë
Të rinjtë entuziastë eksplorojnë bibliotekën e Universitetit Barleti!
Një diskutim mbi librin "Rrno vetëm për me tregue"
  • 01 Mars 2024

Një diskutim mbi librin "Rrno vetëm për me tregue"

Më shumë
  • 08 Gusht 2023

Nisma "Dhuro një libër për një çast lirie!"

Më shumë
Nisma
Eksplorimi i simbolikës në veprën e Kafkës
  • 07 Qershor 2023

Eksplorimi i simbolikës në veprën e Kafkës "Metamorfoza"

Më shumë
  • 02 Maj 2023

Dita Botërore e Librit

Më shumë
Dita Botërore e Librit
Takim mes studentëve të Klubit të Librit dhe Medias
  • 16 Nëntor 2022

Takim mes studentëve të Klubit të Librit dhe Medias

Më shumë

FUNKSIONI I KLUBIT

Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj për të diskutuar, propozuar edhe ide të tjera aktivitetesh, eventesh, etj. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: Dekani i Studentit, Shefat e Departamenteve të Universitetit Barleti.

Aaktivitete periodike të cilat kanë për qëllim:

- Nxitjen e motivimit për lexim;
- Evidentimin e talenteve në shkrim dhe publicistikë;
- Të mësojnë të strukturojnë idetë e tyre;
- Të mësojnë të shprehen;
- Të prezantohen me shkrimtarë e gazetarë të ndryshëm në Shqipëri;
- Të nxisin kreativitetin dhe vendimmarrjen tek të rinjtë;
- Të shkëmbejnë ide;
- Të realizojnë botimin e Revistës Studentore;
- Të zhvillojnë artin e të folurit në publik;
- Mundësi intershipe në botën e medias etj.

Aktivitete 3 mujore të parashikuara në këtë klub janë:

- Hapja e thirrjes për aplikim;
- Selektimi i aplikantëve bazuar në aftësitë e tyre sipas rubrikave të Revistës Studentore;
- Intervista të studentëve në emisione radiotelevizive;
- Vizita në radiotelevizone;
- Histori suksesi me të ftuar nga bota e Medias;
- Youth Radio UniBa etj.

Struktura e klubit

MENTOR I KLUBIT:

Olta Murataj, Ph.D.

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Telefon: +355 693223580
E-mail: [email protected]
web: www.umb.edu.al

KOORDINATORË TË KLUBIT:

Megi Hazizi, studente e programit të studimit “Marketing, publicitet dhe marrëdhenie me publikun”- Kryeredaktore e Revistës Studentore Koi Barbullushi, Grafic Design të revistës studentore
Daniela Gjoni, studente e programit të studimit “Shkenca-Politike”-koordinatore për intervistat në multimedia
Romilda Bahollari, studente e programit të studimit “Marketing, publicitet dhe marrëdhenie me publikun”
Fanila Belba, studente e programit të studimit “Arkitekturë”.
Era Arapi, studente e programit të studimit “Edukim fizik dhe sporte”.

REGJISTROHU NË NEWSLETTER