Studentët - Universiteti "Barleti"

Universiteti “Barleti” i ndjekur nga motoja “Studenti në qendër” kërkon të formojë studentë ambiciozë, të pavarur, krijues, sipërmarrës dhe bartës të vlerave më të mira të qytetarisë. Jeta në UniBa shkon përtej mësimit dhe provimeve. Nëpërmjet klubeve studentore, konkurseve, aktiviteteve me shumë të ftuar në fusha të ndryshme, konferencave, ndeshjeve sportive, studentët jo vetëm mësojnë, por edhe argetohen përtej auditorit.

“Barletas” është emri i dytë i çdo studenti që ndjek studimet e tij në Universitetin Barleti. Në Kampuset e UniBa-së organizohen gjithmonë aktivitete me natyra të ndryshme si mënyra më e mirë për t’i ndihmuar studentët të njohin veten, të zhvillojnë aftësitë sociale dhe të lidershipit, për të bërë ndryshime cilësore në jetën e tyre si dhe për të takuar miq që do t’i keni për gjithë jetën. Jeta përtej librave, me një larmi aktivitetesh të organizuar nga vetë studentët, janë një mundësi për të eksploruar interesat personale (përtej studimeve akademike) dhe mbi të gjitha, për t’u argëtuar. Çdo student mund të bëhet organizator!

Universiteti vë në dispozicion të studentëve shërbimet dhe infrastrukturën e nevojshme që lidhet drejtpërdrejtë me sigurimin e cilësisë së studimeve, të jetës sociale dhe të shëndetit të studentëve, duke filluar që nga përkujdesja e mbikqyrja akademike, asistenca e personelit administrativ dhe infrastrukturë ndihmëse si bibliotekat, sallat e kompjuterave, laboratori i gjuhëve të huaja, si edhe infrastrukturë mbështetëse për aktivitet sportive, të gjitha këto sipas parametrave dhe standardeve bashkëkohore.

Ne besojmë se studentët janë Ambasadorët më të mirë të gjithçkaje që UniBa përfaqëson, ndaj ju ftojmë të ndjeheni të mirëpritur për të qenë një pjesëmarrës aktiv në jetën studentore në Universitetin “Barleti”.

Ekipi i Studentëve Ambasadorë është krijuar nga studentët më të mirë në Universitetit “Barleti”, të cilët janë vlerësur nga Universiteti me dhurimin e një burse mbi bazë të performancës së tyre akademike.  Studentët Ambasadorë janë përzgjedhur për të qënë përfaqësuesit më të denjë të trupës studentore në Universitetin “Barleti”, në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë universitetit.  Me një moto: “Studentët për Studentët”, misioni i këtij ekipi shtrihet në informimin dhe orientimin mbi Universitetin ndër studentët e ardhshëm, prindërit e tyre dhe komunitetin në tërësi, nga vetë studentët e Universitetit Barleti.

Të mirat e Studentëve Ambasadorë

  • Pjesëmarrje në aktivitetet e Universitetit duke krijuar lidhje jo vetëm me bashkëmoshatarët, por edhe me profesorë e anëtarë të tjerë të komunitetit, këta të fundit të cilët mund të jenë punëdhënës të mundshëm në të ardhmen.
  • Zhvillimi i aftësive komunikuese dhe drejtuese nëpërmjet bashkëpunimeve dhe projekteve të ndryshme gjatë kohës si Studentë  Ambasadorë.
  • Pasurimi i CV-së duke treguar se edhe ndonëse në shkollë, si kandidat për punë ose një bursë studimi, studenti ka marrë pjesë në aktivitete ku ka zhvilluar aftësi pune të vlerësuara nga institucioni akademik siç janë ato të lidershipit, komunikimit dhe bamirësisë.
  • Eksperienca njerëzore dhe shija e satisfaksionit pas ndihmës së dhënë një studenti apo një profesori.

Kush janë Ambasadorët e Universitetit “Barleti”?

Liderët e të Ardhmes
Studentët ambasadorë janë liderët e së ardhshëm dhe si të tillë ata duhet të zhvillojnë jetën e tyre aktive në komunitet që në bankat e shkollës. Duke ndjekur kështu moton: "Mëso duke bërë". Studentët ambasadorë promovojnë universitetin duke marrë pjesë në panaire, aktivitete brenda dhe jashtë shkollore, duke prezantuar kështu nivelin dhe aftësitë e tyre jo vetëm individuale, por edhe të institucionit që ata përfaqësojnë.

Orientues të Kampusit
Ambasadorët thjeshtësojnë periudhën transitore të një studenti të ri duke filluar nga dita kur ai shpreh interes ndaj institucionit, deri tek dita e fillimit të shkollës duke e orientuar atë në kampus dhe lidhur atë me jetën studentore si një barletas i ri.

Ciceronë të Kampusit
Si ciceronë të vizitave të kampusit, Studentët Ambasadorë u japin vizitorëve një pasqyrë të shpejtë dhe reale të eksperiencës së tyre në universitet, duke përshirë këtu edhe prezantimin e ambienteve të kampusit, programet që ofrohen dhe atmosferën e përgjithshme.

Vizitorë të Shkollave të Mesme
Duke inkurajuar ndjekjen e studimeve të larta, studentët ambasadorë prezantojnë mundësinë në diçka të tillë në ambientet e institucionit tonë. Të mirat e shkollimit në Universitetin Barleti fillojnë me vlerat themelore mbi të cilat është vendosur Universiteti, si një institucion ku CILESIA është vlerësuar lartë nga organet kompetente.  Stafi akademik i përzgjedhur, mbi të cilin ngrihet krenaria jo vetëm e UniBa, por edhe e tërë vendit, është një tjetër arsye se pse shkollimi këtu mbart një vlerë që vetëm rritet me kalimin e kohës.

Do të behësh pjesë e këtij ekipi?
Kriteret e përzgjedhjes për këtë status janë:

  • Studentë të nivelit të lartë akademik me mesatare mbi 8.5.
  • Aftësi të mira komunikimi ku të shprehë entuziazmin e tij/saj
  • Sjellje korrekte dhe profesionale kur përfaqëson Universitetin Barleti

Dorëzoni aplikimin tuaj pranë zyrës së Dekanit të Studentëve ose e-mail [email protected]

Shkarko dokumentin "Studentët Ambasadorë" (PDF)

REGJISTROHU NË NEWSLETTER