Klubi ka për mision ndërtimin e një skuadre vullnetarësh nga Barletasit për qëllim kultivimin, zgjerimin dhe mësimin e ndjenjave njerëzore në shoqërinë shqiptare, nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete dhe organizime të ndryshme vullnetare në institucione si jetimore, shtëpi të moshuarish, qendra rehabilitimi, shkolla, kopshte, të cilat synojnë sensibilizimin e studentëve dhe përfshirjen e tyre në fushata humanitare.
SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?
Pjesë e këtij klubi do të jenë studentë të “Universitetit Barleti” nga të gjitha programet e studimit, Alumni dhe gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria. Ky klub ka për qëllim që të motivoj dhe të ofroj mbështetje për studentët Barletas të cilët kanë dëshirë të japin kontributin e tyre në shoqëri nëpërmjet nismave e aksioneve humanitare. Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj në varësi të nismës humanitare. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: Qeveria Studentore, Dekani i Studentit, dhe Alumni. Qëllimi është që klubi të nisë të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma.
Çdo student i “Universitetit Barleti”
Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit?
Klubi i vullnetarëve vazhdon misionin në ndihmë të familjeve në vështirësi ekonomike
Më shumëKlubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: mentorët e Klubit, Dr. Erion Kristo dhe LLM &MSc Edlira Lloha, nga Qeveria Studentore, Dekani i Studentit, dhe Alumni. Qëllimi është që Klubi të nisë të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma dhe evente në fushën e Ligjit dhe të Qeverisjes .
- Ndërtimi i një skuadre vullnetarësh nga Barletasit;
- Pjesëmarrje në aktivitete dhe organizime të ndryshme vullnetare;
- Sensibilizimin e shoqërisë dhe përfshirjen e tyre në fushata humanitare;
- Ideimin e aksioneve humanitare.
- Hapja e thirrjes për aplikim;
- Selektimi i aplikantëve bazuar në kontributin e tyre në nismat humanitare;
- Realizimi i aksioneve humanitare një herë në muaj.
MENTOR I KLUBIT:
Dr. Elda Mamoçi
Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Telefon:
E-mail: [email protected]
web: www.umb.edu.al
KOORDINATORË TË KLUBIT:
1. Alban Bermeta
2. Kristina Gjyla
3. Laura Rexhepi
4. Melisa Mulaj
SEKRETARE E KLUBIT:
Benalda Musaku