Studentët - Universiteti "Barleti"

Klubi i Artit dhe i Kulturës synon të organizojë studentë të apasionuar pas muzikës, pikturës, kërcimit, aktrimit, regjisë, skenografisë, kostumografisë apo fotografisë, në aktivitetet artistike-kulturore që zhvillohen gjatë vitit akademik. Gjithashtu studentët e antarësuar pranë këtij klubi, zhvillojnë workshop, me të ftuar profesionistë të profesioneve përkatëse.

Studentët e apasionuar pas fotografisë mësojnë duke u argëtuar, duke shëtitur dhe duke sjellë në jetë ngjarje përmes fotografisë.

Pjesëtarët e këtij klubi nën drejtimin e regjizorëve dhe koreografëve profesionistë, realizojnë shfaqe teatrale dhe artistike duke përfaqësuar universitetin në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?

Pjesë e këtij klubi do të jenë studentë të universitetit Barleti nga të gjitha programet e studimit, Alumni dhe gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria.

Ky klub ka për qëllim që të motivoj dhe të ofroj mbështetje për studentët Barletas të cilët kanë talente të spikatura ku pavarësisht programit të studimit kanë mundësi ti zbatojnë. Klubi i Artit dhe Kulturës do të zhvillohet në një ambient ku anëtarët e tij do të kenë mundësi të ndërveprojnë me studentë të tjerë, por edhe me profesionistë të fushës.

KUSH MUND TË BËHET PJESË E KËTIJ KLUBI?

- Çdo student i Universitetit Barleti;
- Çdo person që ka një talent në fushën e muzikës, pikturës, kërcimit, aktrimit, regjisë, skenografisë, kostumografisë apo fotografisë;
- Çdo student që ka dëshirë të ndjekë aktivitetet artistike të klubit.

Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit të Artit dhe Kulturës?

  • 21 Mars 2023

Ekspozita “Fairytopia Land”

Më shumë
Ekspozita “Fairytopia Land”
Barletasit në ditën e verës
  • 16 Mars 2023

Barletasit në ditën e verës

Më shumë
  • 16 Mars 2023

Barletasit në ditën e verës

Më shumë
Barletasit në ditën e verës
Contemporary Dance Workshop
  • 15 Mars 2023

Contemporary Dance Workshop

Më shumë
  • 07 Mars 2023

Contemporary Dance Workshop

Më shumë
Contemporary Dance Workshop
Karaoke dhe muzikë live me studentët e klubit të Artit
  • 27 Dhjetor 2022

Karaoke dhe muzikë live me studentët e klubit të Artit

Më shumë

FUNKSIONI I KLUBIT

Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj ose prova intensive në varësi të projektit. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: Qeveria Studentore, Dekani i Studentit, dhe Alumni. Qëllimi është që Klubi të nisë të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma dhe evente në fushën e Artit dhe Kulturës.

Aaktivitete periodike të cilat kanë për qëllim:

- Të zbulojnë talente të reja;
- Të nxisin ide inovative;
- Të shkëmbejnë ide;
- Të realizojnë produksione artistike etj.

Aktivitete të parashikuara në këtë klub janë

- Hapja e thirrjes për aplikim;
- Selektimi i aplikantëve bazuar në talentet e tyre;
- Pjesmarrje në festivale, konkurse të artit dhe kulturës kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Realizimi i filmit me metrazh të shkurtër;
- Realizmi i një shfaqeje teatrale;
- Realizimi një produksioni muzikor;
- Zumba me studentët;
- Realizmi i ekspozitës me të apasionuarit pas artit figurativ dhe fotografisë.

Struktura e klubit

MENTOR I KLUBIT:

...

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
...
Telefon:
E-mail:
web: www.umb.edu.al

KOORDINATORË TË KLUBIT:

1. Estera Alushi, studente e programit të studimit “Shkenca-Politike”- Koordinatore e Artit Skenik
2. Konstandina Bile, studente e programit të studimit “Drejtësi” – Koordinatore e Kërcimit
3. Petrit Selmani, student i programit të studimit “Financë-Kontabiletet” – Koordinator i Fotografisë
4. Mario Zhezha, student i programit të studimit “Menaxhim Biznesi” – Koordinator i produksioneve muzikore
5. Sara Likaj, studente e programit të studimit “Marketing, publicitet dhe marrëdhenie me publikun” - Koordinatore për Artin figurativ
6. Melisa Balliu, studente e programit të studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” - Koordinatore për instrumentat muzikorë

SEKRETARE TË KLUBIT:

...

REGJISTROHU NË NEWSLETTER