Studentët - Universiteti Marin Barleti

DEKANI I STUDENTËVE

Dekani i Studentëve dhe Zyrat e Çështjeve Studentore promovojnë rritjen akademike të studentëve dhe kultivimin e parimeve të qytetarisë përmes krijimit të klimës pozitive dhe ndërvepruese në Universitetin Marin Barleti. Ne i ndihmojmë studentët të arrijnë suksesin e tyre përmes mbështetjes dhe fuqizimit të bashkëveprimit midis studentëve dhe stafit akademik e administrativ, nxitjes së mendimit kritik, mbështetjes së ideve sipërmarrëse, inovative dhe artistike. Dekani i Studentëve punon për të siguruar programe e shërbime për studentët duke filluar që nga regjistrimi i kandidatëve si studentë, përgjatë proçesit mësimor, aktiviteteve mbështetëse dhe nëpërmjet aktiviteteve Alumni. Ai shërben si urë lidhëse midis studentëve dhe personelit akademik dhe administratës së UMB-së nga një anë dhe studentëve dhe komunitetit nga ana tjetër. Në bashkërendim me strukturat vendimarrëse të institucionit, propozon politika të reja me qëllim krijimin e një atmosfere komode dhe nxitëse për studentët.

Dekani i studentëve është mbështetja e parë në çdo aktivitet që organizojnë Barletasit, brenda dhe jashtë kampuseve. Misioni i këtyre aktiviteteve është të pasurojnë zhvillimin intelektual, etik dhe social të studentëve në UMB, duke i angazhuar ata më shumë në komunitet si dhe duke nxitur e zhvilluar shprehi dhe aftësi drejtuese e organizative. Zyra e Dekanit të Studentëve është angazhuar për ofrimin e programeve dhe shërbimeve cilësore, të cilat promovojnë vetëqeverisjen, respektimin e diversitetit, përgjegjësinë qytetare dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës. Synimi është integrimi i shpejtë i studentëve të UMB-së në shoqërinë e sotme shqiptare, duke bërë që dimensioni rinor të jetë një faktor i rëndësishëm në drejtimin akademik të universitetit.
Dekani i Studentëve dhe Zyrat e Çështjeve Studentore promovojnë rritjen akademike të studentëve dhe kultivimin e parimeve të qytetarisë përmes krijimit të klimës pozitive dhe ndërvepruese në Universitetin Marin Barleti. Ne i ndihmojmë studentët të arrijnë suksesin e tyre përmes mbështetjes dhe fuqizimit të bashkëveprimit midis studentëve dhe stafit akademik e administrativ, nxitjes së mendimit kritik, mbështetjes së ideve sipërmarrëse, inovative dhe artistike. Dekani i Studentëve punon për të siguruar programe e shërbime për studentët duke filluar që nga regjistrimi i kandidatëve si studentë, përgjatë proçesit mësimor, aktiviteteve mbështetëse dhe nëpërmjet aktiviteteve Alumni. Ai shërben si urë lidhëse midis studentëve dhe personelit akademik dhe administratës së UMB-së nga një anë dhe studentëve dhe komunitetit nga ana tjetër. Në bashkërendim me strukturat vendimarrëse të institucionit, propozon politika të reja me qëllim krijimin e një atmosfere komode dhe nxitëse për studentët.
Synohet që, së bashku me studentët:
• Të mbështetet integrimi social dhe emocional, siguria juridike dhe ekonomike e studentëve për të lehtësuar zhvillimin maksimal të potencialit të tyre;
• Të lehtësohet aksesi dhe përdorimi i çdo shërbimi mbështetës në universitet, me qëllim lehtësimin e rritjes akademike dhe sociale;
• Të krijohen rrjete të komunikimit dhe bashkëveprimit, me qëllim zhvillimin e aftësive mbështetëse për profesionin në të ardhmen;
• Të krijohen, të mbështeten dhe të fuqizohen ndërveprime të studentëve të UMB me studentë të universiteteve të tjera, brenda dhe jashtë Shqiperisë.
UMB ka për qëllim të sigurojë që të gjithë studentët të trajtohen në mënyrë të barabartë. Rrjeti i shërbimeve për studentët është ngritur për të lehtësuar integrimin e studentëve në jetën universitare, për të mbështetur dhe fuqizuar rrjetëzimin e tyre, për të lehtësuar komunikimin e tyre me institucione të tjera publike/private që ofrojnë shërbime shëndetsore, sociale, artistike, etj. Gjithashtu Zyra e Shërbimeve Studentore ofron këshillimin psikologjik, ligjor dhe financiar me qëllim lehtësimin e studentëve në përmbushjen e detyrimeve universitare.
Universiteti Marin Barleti diplomon studentë krijues, sipërmarrës dhe bartës të vlerave më të mira të qytetarisë.
Synohet që, së bashku me studentët:
• Të ndërtohet një hartë e personalizuar e dijeve bazë dhe bashkëkohore në fusha të caktuara të studimit;
• Të bashkërendohet pesha e dijeve akademike, aftësive konkrete profesionale si dhe aftësive mbështetëse të nevojshme për profilin përkatës të studimit;
• Të ndërtohet një plan konkret individual i zhvillimit akademik, duke marrë në konsideratë aftësitë, interesat dhe nevojat e çdo studenti;
• Të ofrohen angazhime, të cilat do të nxisin studentët të përdorin dije dhe kompetenca për t’iu dhënë zgjidhje çështjeve konkrete.
Të jesh student në UMB, në Universitetin e Ekselencës, do të thotë të jesh student në klasa të vogla, në të cilat mundësohet një komunikim shumë intensiv dhe produktiv me pedagogët. Programet e studimit, të përshtatura me kurrikulat europiane lehtësojnë mobilitetin studentor. Një student në UMB ka mundësinë të jetë një kërkues i angazhuar në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • 12 Shkurt 2020

Barleti, mundësi punësimi për studentët!

Më shumë
Barleti, mundësi punësimi për studentët!
  • 12 Shkurt 2020

Vizitë Studimore pranë kompanisë “fpm - Tutti mobile”, Tiranë

Më shumë
Vizitë Studimore pranë kompanisë “fpm - Tutti mobile”, Tiranë
  • 10 Shkurt 2020

Edukimi dhe Karriera

Më shumë
Edukimi dhe Karriera
  • 04 Shkurt 2020

Menaxhimi i kohës për studentët e drejtësisë

Më shumë
Menaxhimi i kohës për studentët e drejtësisë
  • 28 Janar 2020

Klubi i teatrit në Universitetin Marin Barleti

Më shumë
Klubi i teatrit në Universitetin Marin Barleti
  • 23 Janar 2020

Mbledhje e Dekanit të Studentëve me senatorët e Kampusi 1

Më shumë
Mbledhje e Dekanit të Studentëve me senatorët e Kampusi 1

KLUBET STUDENTORE

Klubet Studentore në universitetin tonë janë ngritur dhe ndërtuar mbi baza akademike, të cilat kanë në plan të parë orientimin e studentit, përshtatjen e tij me jetën studentore dhe njëkohësisht pasurimin dhe zbukurimin e saj. Të gjithë klubet kanë nisur së funksionuari me lejen dhe mbikqyrjen e një anëtari të stafit akademik, dhe kanë në qendër të filozofisë së ekzistencës së tyre ekskluzivisht studentin Barletas. Grupet që merren me aktivitetet, ose të quajtura ‘klubet’ synojnë që të mundësojnë organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sociale të studentëve tanë, si dhe të zhvillojnë marrëdhënie ndërpersonale dhe të aftësitë e lidershipit. Pjesë e Klubeve Studentore mund të jenë jo vetëm studentët Barletas, por gjithashtu mirëpresim anëtarësim dhe pjesëmarrje edhe nga gjimnazistë, kolegjistë dhe maturantë nga e gjithë Shqipëria, të cilët mund të zgjedhin secilin klub në bazë të interesave të tyre dhe mund t’a përdorin përvojën e fituar në këto klube, në karrierën e tyre të ardhshme akademike dhe profesionale. Studentët e diplomuar apo Alumni gjithashtu mund të marrin pjesë si anëtarë nderi në këto klube, duke dhënë kontributin e tyre përmes eksperiencës së mëparshme. Sot, Universiteti Marin Barleti ka 17 klube studentore aktive si më poshtë:

QEVERIA STUDENTORE

Qeveria studentore është organizim i studentëve në Universitetin Marin Barleti, i përbërë nga përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha fakultetet dhe departamentet përbërëse të zgjedhur në mënyrë demokratike. Objektivi themelor i Qeverisë së Studentëve është që të sigurojë zhvillimin akademik të studentëve dhe rritjen e tyre sociale dhe personale. Qeveria e Studentëve zgjidhet çdo vit nga votat e studentëve. Qeveria e Studentëve promovon, koordinon dhe inkurajon pjesëmarrjen e studentëve dhe përfaqësimin e ideve e opinioneve të tyre në organet drejtuese të Universitetit, në strukturat mësimore-kërkimore dhe synon garantimin e shërbimeve si:

Funksionimin e Klubeve

...

Më shumë
Shërbimeve dhe Aktiviteteve Sociale

...

Më shumë
Përmirësimin e jetës në kampus

...

Më shumë

Studentët e rinj

Synohet që, së bashku me studentët: Të bashkërendohet pesha e dijeve akademike, aftësive konkrete profesionale si dhe aftësive mbështetëse të nevojshme për profilin përkatës të studimi...


Më shumë

ORIENTIMI STUDENTOR

UMB ndihmon studentët të krijojnë një plan individual studimi, angazhimi mbështetës dhe karriere...

Më shumë

TUTORIAL DHE EDUKIM

Në UMB synojmë të frymëzojmë dhe mbështesim vazhdimisht gjeneratat e reja...

Më shumë

CILËSI DHE EKSELENCË

Sigurojmë një komunitet aktiv me studentë, akademikë dhe ekspertë të tregut. Cilësia është qëllimi ynë...

Synohet që, së bashku me studentët: Të krijohen rrjete të komunikimit dhe bashkëveprimit, me qëllim zhvillimin e aftësive mbështetëse për profesionin në të ardhmen...


Më shumë

ASISTENCË NË AKOMODIM

Në UMB ne mirëpresim dhe ofrojmë ndihmë për të gjithë studentët që vijnë nga vendi apo nga rajoni...

Më shumë

MBËSHTETJE

Vizioni ynë është i qartë, në duam të arrijmë përsosmërinë përmes përfshirjes...

Më shumë

SHËRBIME MBËSHTETËSE

“One-stop-shop” me staf miqësor për të siguruar informacion kyç dhe për të ndihmuar në shumë shërbime të Universitetit...

Synohet që, së bashku me studentët: Të krijohen rrjete të komunikimit dhe bashkëveprimit, me qëllim zhvillimin e aftësive mbështetëse për profesionin në të ardhmen...


Më shumë

VOLEJBOLL

Në vitin 2005 ekipi u përfshi në strukturën e Universitetit Marin Barleti. Në këtë moment, skuadra merr një emër të ri, atë të UMB Volley.

Synohet që, së bashku me studentët: Të sigurohet përfaqësimi gjithëpërfshirës në strukturat përkatëse universitare; Të rritet aktivizmi rinor dhe përgjegjshmëria qytetare përmes mbështetjes së iniciativave të ndryshme studentore...


Më shumë

KLUBE DHE EVENTE

Shijo jetën studentore dhe ji aktiv në klube dhe evente që zhvillohen në Universitet.

Më shumë

UNIONI DHE SHOQATA

Në UMB gjëndet unioni më i fortë dhe aktiv i studentëve në vend.

Më shumë

PROJEKTE DHE SUGJERIME

Jeta studentore në UMB do të nxjerrë në pah aftësitë tuaja për karrierën e ardhshme.

Të garantojë që çdo student të ketë mundësi të barabarta për të zhvilluar aftësi për të ardhmen, të tilla si aftësitë e: lidershipit, sipërmarrjes, e prezantimit në publik, etj...


Më shumë

ORIENTIM KARRIERE

Planifikim individual karriere, përmes orientimit dhe këshillimit të vazhdueshëm për kërkesat e tregut të punës.

Më shumë

PRAKTIKA DHE PUNËSIM

Praktika profesionale, dhe punësimi i hershëm garantojnë një fillim të sigurt të karrierës dhe punësimit.

Më shumë

PARTNER KORPORATIV

UMB së bashku me partnerët e tij janë aktorë të rëndësishëm të zhvillimit të shoqërisë.

Synohet që, së bashku me studentët: Të mbështetet rrjeti i studentëve të diplomuar si “Kujtesë e UMB”; Të lehtësohet transferimi i njohurive dhe aftësive nga Alumni drejt studentëve aktualë; Të promovohet përvoja e mirë e “Student në UMB”...


Më shumë

RRJETI

Alumni UMB lehtëson integrimin e studentëve në tregun e punës, ndihmon në rritjen e tyre në karrierë dhe përfshirjen e tyre në projekte dhe aktivitetet e shumta.

Më shumë

TESTIMONIALS

Jam krenar që jam diplomuar si BARLETAS!

Më shumë

AMBASADOR

Sigurojnë përvojën akademike, sociale, sipërmarrëse dhe krijuese që çdo Barletas mund të ketë.