Në datë 5.11.2026 u zhvilluan zgjedhjet për përfaqësuesit studentorë në Senatin Akademik të Universitetit Barleti, një proces i rëndësishëm që forcon përfaqësimin dhe përfshirjen e studentëve në jetën akademike dhe institucionale të universitetit.
Pas përfundimit të procesit të votimit, përfaqësuesit e zgjedhur janë:
1. Fakulteti i Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë
* Kaltrina Myzeqari – Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun, viti I.
2. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative
* Amra Sala – Biznes Dixhital, viti II.
3. Fakulteti i Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit
* Marina Jaku – Edukim Fizik dhe Sporte, viti III.
4. Fakulteti i Shkencave Mjekësore
* Belul Leka – Stomatologji, viti III.
Urime përfaqësuesve të rinj! Urojmë që ky angazhim të shërbejë si një mundësi për të përcjellë zërin, interesat dhe nevojat e studentëve, duke kontribuar në zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të jetës akademike në Universitetin Barleti.
Studentët janë pjesë aktive e vendimmarrjes!
