Universiteti Barleti shpreh mirënjohjen dhe falënderimet për të gjithë senatorët e Qeverisë Studentore 2025–2026, për përkushtimin, angazhimin dhe kontributin e tyre në pasurimin dhe përmirësimin e jetës akademike dhe studentore.
Në shenjë vlerësimi për punën dhe bashkëpunimin e tyre, u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave të mirënjohjes, të dorëzuara nga Rektorja, Prof. Dr. Suzana Guxholli, Zv. Rektorët Prof. Dr. Artan Shyti dhe Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani, si dhe Dekania e Studentëve, Dr. Elda Mamoçi.
Gjatë këtij takimi u prezantua edhe Qeveria e Re Studentore 2026–2027, duke shënuar nisjen e një kapitulli të ri, me ide, energji dhe iniciativa të reja në shërbim të komunitetit studentor.
Faleminderit të gjithë atyre që kontribuuan në këtë rrugëtim dhe shumë suksese senatorëve të rinj që do ta vazhdojnë atë!
Së bashku për një jetë studentore më aktive, gjithëpërfshirëse dhe cilësore!
