Studentët - Universiteti "Barleti"

Ky klub organizon aktivitete që lidhen me diskutime të hapura të tematikave të ndryshme të sferës së problemeve sociale dhe psikologjike, si tematika që lidhen me psikologjinë e zhvillimit; psikologjisë klinike; psikoterapinë; terapinë e grupit dhe role play.

Të rinjtë do të jenë të angazhuar në organizimin e vizitave të ndryshme në institucione të sektorit publik e privat si qendra multidisiplinare, shtëpia e të moshuarve, qendra rehabilitimi, shkolla, kopshte, duke synuar ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e tyre në fushata humanitare.

SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?

Pjesë e këtij klubi do të jenë studentë dhe alumnai të “Universitetit Barleti”, të rinj nga e gjithë Shqipëria të cilët kanë dëshirë të ndjekin aktivitete dhe trajnimet e nevojshme me qëllim kujdesin e kushtuar ndaj mirëqenies psikofizike dhe emocionale.

KUSH MUND TË BËHET PJESË E KËTIJ KLUBI?

Çdo student i universitetit Barleti Çdo student që ka dëshirë të ndjekë aktivitetet të klubit.

Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit të Psikologëve BARLETAS?

  • 05 Mars 2026

Besimi dhe Empatia në Psikologji

Më shumë
Besimi dhe Empatia në Psikologji
Vizitë Studimore në Shtëpinë e të Moshuarve
  • 16 Janar 2026

Vizitë Studimore në Shtëpinë e të Moshuarve

Më shumë
  • 21 Nëntor 2025

Bisedë tematike: “Si të kuptojmë atë që nuk thuhet?”

Më shumë
Bisedë tematike: “Si të kuptojmë atë që nuk thuhet?”
10 Tetori – Dita Botërore e Shëndetit Mendor: “Sindromi i Impostorit”
  • 10 Tetor 2025

10 Tetori – Dita Botërore e Shëndetit Mendor: “Sindromi i Impostorit”

Më shumë
  • 16 Qershor 2025

Yoga në natyrë – një përvojë relaksuese për trupin dhe mendjen

Më shumë
Yoga në natyrë – një përvojë relaksuese për trupin dhe mendjen
Teatri si pasqyrë e psikologjisë njerëzore
  • 10 Qershor 2025

Teatri si pasqyrë e psikologjisë njerëzore

Më shumë

FUNKSIONI I KLUBIT

Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj për të diskutuar dhe propozuar edhe ide të tjera aktivitetesh, eventesh dhe realizuar evente.

Aktivitete periodike të cilat kanë për qëllim:

- Lexim rreth personaliteteve më të njohura të psikologjisë në botë, si Sigmund Freud, etj. Analizohen gjetjet më interesante rreth tyre.
- Debate! Në lidhje me çështjet me te diskutuara në fushën e psikologjisë
- Çfarë mund të ndodhë në një klasë psikologjie që të jetë argëtuese për të gjithë?
- Test personalitetit dhe aplikim (Big 5).
- Diskutim mbi drejtimet e ndryshme të karrierës që mund të marrë dega e psikologjisë, si psh psikologjia ligjore, psikologjia klinike etj.
- Teknikat e terapisë praktike (dëgjimi aktiv), tejkalimi i fobive, udhëtimeve në terren, hipnozë, analiza e ëndrrave.
- Individë të njohur nga shkencat sociale flasin për një tematikë të caktuar.

Aktivitete të parashikuara për këtë klub janë:

- Psychology of entrepreneurship
- Trajnime, seminare dhe leksione të hapura në lidhje me psikologjinë e zhvillimit; psikologjisë klinike; psikoterapinë; terapinë e grupit dhe role play.
- Vizitave në institucione si qendra multidisiplinare etj.

Jeni të ftuar të ideoni, propozoni dhe realizoni eventin tuaj ose të bashkëorganizojmë një aktivitet së bashku. Jemi këtu për ti dhënë formë ideve tuaja.

Struktura e klubit

MENTOR I KLUBIT:

Ardiola BODINAKU

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Telefon:
E-mail:
web: www.umb.edu.al

KOORDINATORË TË KLUBIT:

Ester Kole

Ines Pojani

REGJISTROHU NË NEWSLETTER