
Në një atmosferë bashkëpunuese, studentët patën mundësinë të eksplorojnë fenomenin e Sindromit të Impostorit së bashku me Prof. Asoc. Skerdi Zahaj. Ky aktivitet nuk ishte thjesht një diskutim akademik, por një udhëtim për të kuptuar emocionet, pasiguritë dhe dyshimet që shpesh na shoqërojnë në jetën personale dhe profesionale.
Gjatë sesionit, studentët ndanë eksperiencat, pyetjet dhe shqetësimet e tyre, ndërsa Prof. Zahaj ofroi këshilla praktike dhe perspektiva të thelluara mbi mënyrën se si mund të menaxhojmë ndjenjat e paaftësisë së perceptuar, të ndërtojmë vetëbesim dhe të afirmojmë vlerën tonë personale e akademike.
Ky aktivitet na rikujtoi se të gjithë përjetojmë pasiguri në momente të ndryshme të jetës, por ajo që bën diferencën është mënyra se si zgjedhim t’i përballojmë ato. Diskutimet frymëzuan reflektim mbi vetëvlerësimin, fuqinë e mbështetjes së komunitetit dhe rëndësinë e pranimit të vetes, duke treguar se sukseset tona nuk janë rastësi, por rezultat i punës, përpjekjes dhe durimit.
Faleminderit studentëve për angazhimin dhe energjinë e tyre, si dhe Prof. Zahaj për udhëzimet e vlefshme që na ndihmuan të shohim përtej pasigurisë dhe të kuptojmë se çdo hap përpara është një arritje – edhe atëherë kur dyshojmë tek vetja.
