
Braga, Portugali | 21–25 Korrik 2025
Në kuadër të programit Erasmus+ për mobilitetin e stafit akademik, përfaqësues nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative në Universitetin Barleti morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Stafit, të organizuar nga Universiteti i Minhos në qytetin e Bragës, Portugali.
Delegacioni akademik përbëhej nga: PhD Gerdi Papa, PhD Saimir Shtylla, MSc. Ledio Kosta, MSc. Koi Barbullushi.
Programi një javor përfshiu trajnime intensive, seminare dhe takime me përfaqësues nga universitete evropiane dhe ndërkombëtare. Aktivitetet u fokusuan në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, inovacionin në pedagogji dhe bashkëpunimet ndëruniversitare në kërkimin shkencor.
Një nga momentet më të veçanta ishte vizita në Fakultetin e Arkitekturës në Kampusin Azurém, me theks të veçantë në Laboratorin e Fabrikimit Digjital. Ky laborator përfaqëson një qendër ekselence për dizajnin kompjuterik, prototipimin digjital dhe eksperimentimin në arkitekturë—një ndërthurje frymëzuese midis teknologjisë, dizajnit dhe kërkimit akademik.
Ky mobilitet përforcon më tej angazhimin ndërkombëtar të Universitetit Barleti dhe dëshmon përkushtimin tonë ndaj bashkëpunimit akademik, shkëmbimit të njohurive dhe inovacionit në fushën e dizajnit dhe edukimit.
