Ditën e Enjte dt. 28.02.2013 në orën 10:30, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Universitetin Barleti në bashkëpunim me Institutin e Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti dhe Microsoft Albania zhvilluan takimin me temë “RëNDëSIA E TEKNOLOGJISë Në ECURINë E NJë BIZNESI”.
Të ftuar në këtë takim ishin z. Arsen Kurti - Menaxher i Përgjithshëm Microsoft Albania, z.Sokol Muca - Menaxher i Programeve Akademike Microsoft Albania, z.Arben Murtaj - Strateg i Llogarisë Teknologjike Microsoft Albania.
Gjatë takimit z.Arsen Kurti diskutoi rreth inovacioneve të reja në fushën e teknologjisë të sjellura nga kompania Microsoft për tregun global si dhe u diskutua rreth produkteve të cilat ofrohen nga Microsoft Albania në lehtësimin e menaxhimit dhe komunikimit të cilat përdoren nëpër institucione të ndryshme. Gjithashtu u bë dhe prezantimi i teknologjisë më të fundit të Microsoft “Windows Surface Pro” si një risi e re në fushën e Hardware. Interes pati nga ana e studentëve për aplikacionet ERP (sistemet e planifikimit të burimeve) i cili mbështet zakonisht zinxhirin e brendshëm të bizneseve dhe aplikacionet CRM ( menaxhimin e marrëdhënieve me klientin) që siguron kujdes për klientin.
Më vonë fjalën e mori z.Arben Murtaj i cili diskutoi rreth historisë së zvillimit të teknologjisë ndër vite dhe prespektivat për të ardhmen, gjithashtu solli dhe një analizë të gjerë të bërë në shumë biznese botërore për lehtësirat dhe përfitimet që kishin realizuar këto biznese duke implementuar teknologjitë e reja.
Z.Sokol Muca diskutoi për bashkpunimin që ka Microsoft Albania me universitete të ndryshme të vendit përfshirë dhe Universitetin Barleti. Ai foli dhe rreth programit Microsoft IT Academy si një program edukimi i cili është në dispozicion për të gjitha institucionet e akredituara akademike, i projektuar për të pajisur studentët me aftesitë e nevojshme në fushën e teknologjisë së shekullit të 21 të nevojshme për të marrë certifikimin dhe të jenë konkurrues në vende pune të cilat evoluojnë me shpejtesi dita ditës.
Takimi zgjati rreth 2 orë ku morën pjesë studentë dhe pedagogë. Gjate takimit pati shume pyetje dhe diskutime rreth tematikave të ndryshme në fushën e teknologjisë.
