Ditën e premte më datë 01.02.2013, Departamenti i Turizmit në bashkëpunim me BIRD, në ambientet e Kampusit 1 të universitetit “Barleti” zhvilloi një leksion të hapur me studentë dhe pedagogë për t’u informuar mbi risinë më të fundit në UB , Certifikatat e profesioneve në Turizëm të miratuara nga AHLEI.
Që prej një viti universiteti “Barleti” është pjesë e 2500 Institucioneve në botë që ofrojnë Certifikatat e AHLEI (American Hotel and Lodgin Association), të cilat janë të njohura globalisht.
AHLEI është një Institut Lider në botë, me një eksperiencë 60 vjeçare në fushën e Certifikimeve të Profesioneve në Hoteleri Turizëm.
Këto certifikata vlerësojnë njohuritë dhe aftësitë e të gjithë punonjësve që çdo ditë ofrojnë shërbime në Industrinë e Turizmit dhe të atyre që duan ti bashkohen botës së madhe të profesioneve në Turizëm.
Në vitin e ri Akademik 2012-2013, pranë Universitetit “ Barleti” do të hapet dhe dega e re e Bachelorit në Hoteleri-Turizëm.
Për të referuar për sa më sipër pranë UB ishin të ftuar , z. Luan Dervishej , Ekspert Turizmi pranë GIZ në Shqipëri , i cili referoi mbi rëndësinë e certifikimeve të profesioneve në Hoteleri -Turizëm dhe vlerën e shtuar të certifikimeve nga American Hotel and Lodgin Association.
Gjithashtu dhe z. Elton Noti, Specialist pranë Sektorit të Koordinimit të Politikave Turistike në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gjatë prezantimit të tij theksoi rolin e rëndësishëm që ka Turizmi në përgjithësi dhe Hoteleria në veçanti në zhvillimin ekonomik të një vendi.
Takimi zgjati rreth 2 orë dhe u shoqërua me pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit.
