Programi “Arti, Plastika dhe Riciklimi” është një projekt gjithëpërfshirës në agjencitë e zhvillimit lokal, të SME-ve dhe aktorëve të tjerë të zhvillimit. Një proces i vazhdueshëm i këtij projekti është mbledhja e plastikës përgjatë gjithë Liqenit të Shkodrës.
universiteti “Barleti” pjesë e këtij projekti, ka filluar fazën e mbledhjes së plastikës me të rinj vullnetarë të cilët kanë shprehur interesimin e tyre për një ambient më të pastër përgjatë Liqenit të Shkodrës,i cili përbën një trashëgimi kulturore. Kjo faze synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me rëndësinë,mbrojtjen dhe promovimin e ambientit. Interesimi i treguar nga brezat e rinj ishte një fillim i suksesshëm i këtij procesi. Të rinj nga shkolla e artit por edhe me background social kanë mbledhur mbetjet plastike përgjatë liqenit, duke treguar një shembull për të gjithë qytetarët.
Mbledhja e plastikes është një proces i vazhdueshëm deri në fund të projektit ,dhe për rrjedhojë gjatë ecurisë së tij synon të rrisë numrin e vullnetarëve të sensibilizuar për të përfunduar me sukses këtë projekt.
