Në datë 23.11.2012,u mbyll faza e trajnimeve të projektit “Soft Skills” për tre ciklet e leksioneve (Menaxhimi i Ciklit të Projektit,Menaxhimi Financiar,Teknologji Informacioni,Gjuhë angleze profesionale) të realizuara në qarkun Shushicë,Krujë dhe Fushë-Krujë. Këto trajnime u organizuan sipas aktiviteteve të planifikuara në projekt 18 cikle trajnimesh, të modeluara në Soft Skills.
Për realizimin e trajnimeve një vëmendje e posaçme iu kushtua asaj pjese të dijeve, e cila ishte e domosdoshme t’u transmetohet stafeve të këtyre Qarqeve. Faktori bazë që u vendos për përzgjedhjen e materialit për t’u trajtuar gjatë trajnimeve, ishte mosha e dëgjuesve dhe kualifikimi i tyre. Te gjitha trajnimet u realizuan nën drejtimin e ekspertëve të fushave përkatëse.
Gjate Trajnimeve pati debat interaktiv ndërmjet drejtuesve të ciklit të trajnimeve dhe stafit të pushtetit lokal. Këto trajnime ishin të hapura, dhe me pjesëmarrje aktive të stafit të pushtetit lokal, gjatë të cilave teknika e zgjedhur e trajnuesve bëri atraktive atmosferën gjatë kohës së trajnimit, nga të dy palët.
