Studentët - Universiteti "Barleti"

Klubi ka për mision ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e të rinjve si profesionistët e të ardhmes në fushën e shëndetit, në aktivitete të lidhura me shëndetin. Ky klub organizon sesione informuese dhe këshilluese, leksionet e hapura me të ftuar profesionistë, diskutime të tematikave të ndryshme të shëndetit, aktiviteteve rinore që nxisin pjesmarrjen e të rinjve dhe angazhimin aktiv të tyre.

Qëllimi i klubit është të krijojë një komunitet të gjallë dhe dinamik të rinjve me njëri-tjetrin dhe me profesionistë të shëndetit duke mundësuar zgjerim njohurish të përditësuara me inovacionet e shkencave mjekësore.

SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?

Pjesë e këtij klubi do të jenë studentë dhe alumnai të “Universitetit Barleti”, të rinj nga e gjithë Shqipëria të cilët janë të interesuar në shkencat mjekësore.

KUSH MUND TË BËHET PJESË E KËTIJ KLUBI?

- Studentet Barletas të Fakultetit të Shkencave Mjekësore;
-Çdo gjimnazist i interesuar në shkencat mjekësore që ka dëshirë të ndjekë aktivitetet e klubit.

Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit të Mjekësisë?

  • 17 Mars 2026

Universiteti Barleti organizon Ditët e Dhurimit të Gjakut

Më shumë
Universiteti Barleti organizon Ditët e Dhurimit të Gjakut
Leksion i Hapur: Team Building dhe Komunikimi Efektiv në Sektorin Shëndetësor
  • 17 Dhjetor 2025

Leksion i Hapur: Team Building dhe Komunikimi Efektiv në Sektorin Shëndetësor

Më shumë
  • 31 Tetor 2025

Studentët e Mjekësisë njihen me mundësitë e zhvillimit profesional përmes organizatës “Brainstorm”

Më shumë
Studentët e Mjekësisë njihen me mundësitë e zhvillimit profesional përmes organizatës “Brainstorm”
Ceremonia e Bluzeve të Bardha
  • 27 Tetor 2025

Ceremonia e Bluzeve të Bardha

Më shumë
  • 08 Maj 2025

Mësimi përtej auditorit: Eksplorime në natyrë

Më shumë
Mësimi përtej auditorit: Eksplorime në natyrë
Universiteti Barleti organizon
  • 18 Prill 2025

Universiteti Barleti organizon "Ditët e dhurimit të gjakut"

Më shumë

FUNKSIONI I KLUBIT

Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj për të diskutuar dhe propozuar edhe ide të tjera aktivitetesh etj. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: Mentori i Klubit dhe Dekani i Studentit. Qëllimi është që Klubi të nis të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma dhe evente në fushën e shëdetit.

Klubi do të ketë aktivitete periodike të cilat kanë për qëllim:

- Të motivojnë të rinjtë dhe studentët në fushën e shëndetit si infermierë, fizioterapistë dhe farmacistë, stomatologë nëpërmjet angazhimit dhe organizimit të vizitave në institucione të ndryshme.
- Të zhvillojnë “MedTalks”, një seri bisedash dhe diskutimesh mbi një gamë të gjerë temash që lidhen me shkencat shëndetësore, përmes të cilave të rinjtë do të mësojnë nga ekspertët e fushës, të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre dhe të lidhen me të tjerët që janë të apasionuar pas shkencave shëndetësore.
- Të nxisin bashkëpunimin në grup dhe shkëmbimin e ideve mbi tematika të ndryshme të shëndetit nga hulumtimet e fundit të kryera në spitale, universitetet e institucione vendase dhe të huaja.
- Të prezantojnë projekte përpara një jurie të përbërë nga staf akademik dhe profesionistë te ftuar.

Aktivitete të parashikuara për këtë klub janë:

“Healthcare Entrepreneurs”
Nxitja e maturanteve qe te zhvillojne ide novatore dhe aplikative ne fushen e mjekesise. Kujdesi ndaj shëndetit te njeriut, në të gjitha moshat dhe në të gjitha fushat. Parandalim, diagnostikim, trajtim dhe rehabilitim.

Struktura e klubit

MENTOR I KLUBIT:

Armela Zylfo

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Telefon:
E-mail:
web: www.umb.edu.al

KOORDINATORË TË KLUBIT:

Amelia Ibrahimi

Dorjan Skuka

REGJISTROHU NË NEWSLETTER