Klubi ka për mision ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e të rinjve si profesionistët e të ardhmes në fushën e shëndetit, në aktivitete të lidhura me shëndetin. Ky klub organizon sesione informuese dhe këshilluese, leksionet e hapura me të ftuar profesionistë, diskutime të tematikave të ndryshme të shëndetit, aktiviteteve rinore që nxisin pjesmarrjen e të rinjve dhe angazhimin aktiv të tyre.
Qëllimi i klubit është të krijojë një komunitet të gjallë dhe dinamik të rinjve me njëri-tjetrin dhe me profesionistë të shëndetit duke mundësuar zgjerim njohurish të përditësuara me inovacionet e shkencave mjekësore.
SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?
Pjesë e këtij klubi do të jenë studentë dhe alumnai të “Universitetit Barleti”, të rinj nga e gjithë Shqipëria të cilët janë të interesuar në shkencat mjekësore.
- Studentet Barletas të Fakultetit të Shkencave Mjekësore;
-Çdo gjimnazist i interesuar në shkencat mjekësore që ka dëshirë të ndjekë aktivitetet e klubit.
Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit të Mjekësisë?
Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj për të diskutuar dhe propozuar edhe ide të tjera aktivitetesh etj. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: Mentori i Klubit dhe Dekani i Studentit. Qëllimi është që Klubi të nis të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma dhe evente në fushën e shëdetit.
MENTOR I KLUBIT:
Armela Zylfo
Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Telefon:
E-mail:
web: www.umb.edu.al
KOORDINATORË TË KLUBIT:
Amelia Ibrahimi
Dorjan Skuka