Studentët - Universiteti "Barleti"

Ky klub synon të përfshijë studentë të cilët janë të prirur drejt një të menduari dhe gjykimi kritik, që janë të hapur për debate konstruktive dhe gjithashtu janë të hapur të pranojnë mendimin ndryshe. Profesionistë e specialistë të profileve të së drejtës private, penale, publike dhe administrative, marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtës ndërkombëtare dhe BE-së, si dhe ekspertë të fushës të së drejtës, zhvillojnë trajnime të veçanta me studentët. Organizimi i seminareve, gjyqeve simuluese, debateve shkencore apo orëve të hapura mbi interpretimin e funksionimit të gjykatave shqiptare dhe ndërkombëtare, synon të edukojë anëtarët e këtij klubi për të bashkëvepruar me profesionistë të fushave përkatëse më pranë profesionit të tyre.

SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?

Pjesë e këtij klubi do të jenë studentë dhe alumnai të “Universitetit Barleti”, të rinj nga e gjithë Shqipëria të cilët kanë dëshirë të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e ligjit dhe të drejtësisë dhe gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria, që kanë prirje në këto dy fusha dhe synojnë të zgjedhin për drejtim të jetës së tyre profesionale ndonjë prej këtyre dy fushave.

KUSH MUND TË BËHET PJESË E KËTIJ KLUBI?

Çdo student i departamentit të drejtësisë dhe i departamentit të shkencave politike të Universitetit Barleti;, Cilido student tjetër që dëshiron të thellojë njohuritë nga fusha e ligjit dhe e politikës në Shqipëri dhe ka interes të hulumtojë më shumë mbi rregullimet ligjore në fushën përkatëse (arkitekturë, IT, ekonomi, etj).

Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit?

  • 11 Maj 2026

Trajnim i Klubit të Debatit në Universitetin Barleti

Më shumë
Trajnim i Klubit të Debatit në Universitetin Barleti
Java e Drejtësisë 2026
  • 05 Maj 2026

Java e Drejtësisë 2026

Më shumë
  • 27 Prill 2026

Përtej teorisë: studentët e Drejtësisë në UniBa ndjekin seancë në Gjykatën e Lartë

Më shumë
Përtej teorisë: studentët e Drejtësisë në UniBa ndjekin seancë në Gjykatën e Lartë
Trajnim profesional për studentët e Drejtësisë
  • 09 Mars 2026

Trajnim profesional për studentët e Drejtësisë

Më shumë
  • 27 Janar 2026

27 Janari – Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

Më shumë
27 Janari – Dita Ndërkombëtare e Holokaustit
100 Risi Sociale: Finlanda si Model i Mirëqeverisjes për Studentët
  • 19 Janar 2026

100 Risi Sociale: Finlanda si Model i Mirëqeverisjes për Studentët

Më shumë

FUNKSIONI I KLUBIT

Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: mentorët e Klubit, Dr. Erion Kristo dhe LLM &MSc Edlira Lloha, nga Qeveria Studentore, Dekani i Studentit, dhe Alumni. Qëllimi është që Klubi të nisë të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma dhe evente në fushën e Ligjit dhe të Qeverisjes .

Klubi do të ketë aktivitete periodike të cilat kanë për qëllim:

- Të shkëmbejnë ide;
- Të diskutojnë mbi probleme të rëndësishme ligjore dhe politike;
- Të përfshihen në propagandimin e vlerave universale dhe të drejtave të njeriut dhe për zhvillimin e një kulture qytetare te të rinjtë.

Aktivitete të parashikuara në këtë klub janë:

- Mirëqeverisja dhe Sundimi i Ligjit
- Gjyqe Stimulues
- Debate shkencore
- Trajnime

Jeni të ftuar të ideoni, propozoni dhe realizoni eventin tuaj ose të bashkëorganizojmë një aktivitet së bashku. Jemi këtu për ti dhënë formë ideve tuaja.

Struktura e klubit

MENTOR I KLUBIT:

Lisana Subashi

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Telefon:
E-mail:
web: www.umb.edu.al

KOORDINATORË TË KLUBIT:

Ketlin Daka

Katerina Smaçi

REGJISTROHU NË NEWSLETTER