Students - Barleti University

Students - Barleti University

Ky klub synon të përfshijë studentë të cilët janë të prirur drejt një të menduari dhe gjykimi kritik, që janë të hapur për debate konstruktive dhe gjithashtu janë të hapur të pranojnë mendimin ndryshe. Profesionistë e specialistë të profileve të së drejtës private, penale, publike dhe administrative, marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtës ndërkombëtare dhe BE-së, si dhe ekspertë të fushës të së drejtës, zhvillojnë trajnime të veçanta me studentët. Organizimi i seminareve, gjyqeve simuluese, debateve shkencore apo orëve të hapura mbi interpretimin e funksionimit të gjykatave shqiptare dhe ndërkombëtare, synon të edukojë anëtarët e këtij klubi për të bashkëvepruar me profesionistë të fushave përkatëse më pranë profesionit të tyre.

SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?

Pjesë e këtij klubi do të jenë studentë dhe alumnai të “Universitetit Barleti”, të rinj nga e gjithë Shqipëria të cilët kanë dëshirë të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e ligjit dhe të drejtësisë dhe gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria, që kanë prirje në këto dy fusha dhe synojnë të zgjedhin për drejtim të jetës së tyre profesionale ndonjë prej këtyre dy fushave.

KUSH MUND TË BËHET PJESË E KËTIJ KLUBI?

Çdo student i departamentit të drejtësisë dhe i departamentit të shkencave politike të Universitetit Barleti;, Cilido student tjetër që dëshiron të thellojë njohuritë nga fusha e ligjit dhe e politikës në Shqipëri dhe ka interes të hulumtojë më shumë mbi rregullimet ligjore në fushën përkatëse (arkitekturë, IT, ekonomi, etj).

Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit?

  • 05 Nëntor 2025

More
Klubi i Ligjit dhe Mirëqeverisjes zhvillon debatin ndërstudentor “E drejta për privatësi si e drejtë kushtetuese”
Klubi i Drejtësisë dhe Mirëqeverisje zhvillon aktivitetin e parë për vitin akademik
  • 27 Tetor 2025

More
  • 03 Qershor 2025

More
Sukses i Barletit në edicionin e tretë të garës juridike universitare
Dekriminalizimi dhe Integriteti në Fokus: Forum i Hapur në Universitetin Barleti
  • 30 Prill 2025

More
  • 10 Prill 2025

More
“Kushtetuta, projekte dhe debate” – Leksion i hapur me studentët e Drejtësisë
Studentët e Departamentit të Drejtësisë në një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë
  • 07 Prill 2025

More

FUNKSIONI I KLUBIT

Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: mentorët e Klubit, Dr. Erion Kristo dhe LLM &MSc Edlira Lloha, nga Qeveria Studentore, Dekani i Studentit, dhe Alumni. Qëllimi është që Klubi të nisë të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma dhe evente në fushën e Ligjit dhe të Qeverisjes .

...
...
...
...
...

Struktura e klubit

MENTOR I KLUBIT:

Lisana Subashi

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Telefon:
E-mail:
web: www.umb.edu.al

KOORDINATORË TË KLUBIT:

Ketlin Daka

Katerina Smaçi

SUBSCRIBE TO THE NEWSLETTER