Barleti Volley – Teuta (3 – 0)
(25-20; 25-21; 25-13)
Barleti Volley luajti të shtunën ndeshjen e javës së 7-të të Kampionatit Kombëtar kundër ekipit të Teutës. Seti i parë ka nisur deri diku i ekuilibruar, por vajzat e Barleti Volley bëjnë diferencën në pikët e fundit, duke kontrolluar lojën. Seti i dyte ka nisur me diktatin e vajzave Barletase, deri ne piken e 20-të dhe në këtë moment durrsaket bëjnë përpjekjet maksimale për të fituar setin, duke barazuar 21 - 21 por ndalen. Në setin e tretë vajzat e Teutës gabojnë më shumë dhe duken më pak agresive. Barleti Volley është e qartë dhe e saktë në veprimet e veta, ndaj fiton setin e tretë dhe ndeshjen me rezultatin 3-0.
