Partizani – Barleti Volley (0 - 3)
(25-10; 25-15; 25-13)
Barleti Volley është ngjitur në krye të renditjes në volejboll për femra, pas ndeshjeve të javës së 10-të të kampionatit kombëtar. Skuadra e trajnerit Tartari fitoi dje me lehtësi 3 -0 ndaj Partizanit në fushën e këtij të fundit dhe, duke përfituar nga fakti që Minatori dje ishte pushim, ka marrë frenat e renditjes. Barleti Volley nuk hasi shumë rezistencë në derbin me të kuqet, duke fituar me diferencë pikësh në të tri setet, një takim që zgjati vetëm 60 minuta. Partizani dje nuk ishte në një ditë të mirë, duke mos treguar vlerat e tij, ndaj një Barleti Volley shtatlartë dhe efikas në bllok.
