Minatori Barleti - Volley (3 – 0)
(27-29; 22-25; 21-25)
Barleti Volley udhëtoi të shtunën drejt Rrëshenit për të luajtur ndeshjen e radhës. Pallati i sportit "A. Arapi" ishte i mbushur plot me tifozë . Temperatura ishte shumë e ulët dhe kjo ndikoi në lojën e të dy ekipeve. Seti i parë nisi shumë mirë për vajzat Universitare, që udhëhoqën të sigurta deri në fund të tij, por që u treguan pak të kujdesshme në fund, duke mos e mbyllur dot setin me fitore.
Në setin e dytë loja nis nën udhëheqjen e Minatorit. Barleti Volley është e zbehtë në lojën e vet, por pas disa ndërprerjesh të vazhdueshme të lojës, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në sallë rezultati luhatet në vazhdimësi për ekipin e Minatorit. Rivaliteti rritet në fund të setit, por përsëri Minatori është më i saktë dhe fiton setin e dytë. Në setin e tretë, vajzat e Tartarit e kanë përsëri të pamundur të reagojnë ndaj një Minatori, që dhe pse jo në ditën e tij më të mirë u tregua i kujdesshëm deri në fund të setit, duke fituar atë dhe ndeshjen me rezultatin 3 - 0.
