Barleti Volley - Teuta (3 – 0)
(25-23; 25-18; 25-19)
Barleti Volley rigjen fitoren në kampionat, duke mundur 3 - 0 Teutën në Durrës, një ndeshje e bukur dhe me rivalitet, ku në setin e parë, mikeshat nga kryeqyteti fituan me vështirësi 25 - 23. Teuta rivalizoi deri në fund, por përvoja dhe shtatlartësia e lojtareve të Barleti Volley bëri diferencën në parket. Më tej, loja është më e qetë, në përgjithësi nën kontrollin e Barleti Volley, që fitoi 25 - 18 setin e dytë dhe 25 - 19 atë të tretë, duke ruajtur vendin e dytë. Gjithsesi, të dyja ekipet kanë siguruar një vend në "Top Volley Liga" në fazën e tretë, ku luajnë 4 ekipet më të mira.
