Me shumë kënaqësi njoftojmë se në datën 25/09/2019 në orën 10:00, do të zhvillohen në mjediset e Kampusit 2 të #UB e një sërë aktivitetesh, në kuadër të “Europian Week of Sport" #Beactive.
Ky aktivitet, nisëm e Komisionit Europian vjen në Shqipëri në edicionin e tij të 5-të, për të promovuar aktivitetin sportiv, vlerat dhe rëndësinë e tij për gjithë shoqërinë.
Shoqata Barleti dhe Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve, do të organizojnë sesione informuese mbi “Europian Week of Sport” dhe ndeshje volejbolli me stafin në kuadër të këtij eventi.
Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Federatës Shqiptare të Sportit Universitar.
Jeni të mirëpritur ti bashkoheni aktivitetit tonë.
Ju presim në Kampusin 2 të #UB-së, në Selitë