Pas takimit Skënderbeu - Studenti (0-3) në volejboll për femra, luajtur ditën e shtunë në Korçë, sot zhvillohen edhe ndeshjet e tjera të javës së 18-të dhe të fundit të fazës së dytë të kampionatit kombëtar. Një javë që do të vendosë zyrtarisht skuadrat, të cilat do të luajnë në "Top Volley Liga" (katër më të mirat) dhe ato që do të luajnë në "Volley Liga" (katër ekipet e dyta) fazën e fundit të kampionatit.
Një gjë është e sigurt sërish, që edhe këtë sezon, skuadra e Korabit e mbyll para kohe kampionatin, duke qenë në dispozicion të Federatës së Volejbollit për tNULLu ri-integruar në aktivitete të ndryshme. Për sa u përket takimeve të sotme, spikat derbi kryeqytetas midis Barleti Volley dhe Tiranës (ora 17.00 në "Asllan Rusi"), një ndeshje më shumë për prestigj se sa për renditje. Tashmë Barleti Volley ka siguruar vendin e dytë dhe Tirana atë të tretë, ndaj sfida e sotme vlen më shumë për statistikë, por emocionet dhe rivaliteti në këtë duel pritet të jenë sërish të mëdha.
Një javë e lehtë për Minatorin kryesues, që do të udhëtojë drejt Lushnjës për të zhvilluar formalitetin e radhës me Krutjen, ndërsa ndeshja e fundit e kësaj jave është ajo që do të luhet në Peshkopi, midis Korabit vendës dhe Teutës.
