U zhvillua sot aktiviteti i parë i projektit Meetup and Startup, një bashkēpunim i Institutit Adriapol dhe AMSHC.
Gjatë këtij aktiviteti, sipërmarrës të rinj nga e gjithë Shqipëria u njohën me mundësitë e shumta për të aksesuar tregjet ndërkombëtare, siç janë dy konkurset vjetore ndërkombëtare: Betapitch Tirana dhe Agrochallenge Albania.
Midis shumë diskutimesh rreth sfidave dhe mundësive që sipërmarrësit hasin, gjatë këtij takimi u prezantua edhe çelja e aplikimeve dhe data e konkursit Betapitch Tirana, e cila do të mbahet më 31 tetor 2019.