Barleti Volley u përball në finalen e Universiadës Sportive me ekipin profesionist të Universitetit të Sporteve, pasi kish fituar më parë ndeshjen gjysmë finaliste me Universitetin e Tiranës, me rezultatin 2-0. Po me këtë rezultat skuadra jonë e volejbollit fitoi edhe finalen dhe vajzat tona u nderuan me medalje e kupën, që çeli rrugën e Universitetit Barleti drejt Lojërave Universitare Botërore 2011, të cilat do të mirëpriten këtë gusht në qytetin e Shenzhenit, në Kinë.
