Çfarë është cikli "Histori Suksesi"
"Histori Suksesi" është cikli më i ri i takimeve të organizuara në Universitetin Barleti. Cikli u ideu nga Klubi i mediave të reja dhe teknologjisë dhe ka për qëllim të sjellë në auditorët e Universitetit disa nga personazhet më të spikatur të botës së medias, artit dhe kulturës. Takimet e përjavëshme të ciklit "Histori Suksesi" u mundësojnë studentëve të Universitetit Barleti të bashkëpisedojnë nga pranë dhe ngrohtësisht me këta personalitete të shumtë dhe të ndryshëm, të cilët i kanë dhënë tonin mediave shqipe këto dhjetë vitet e fundit. Në bisedat e këtij cikli personazhet mediatikë rrëfejnë për studentët rrugën e tyre të gjatë dhe të vështirë profesionale, duke dhënë shembullin e suksesit të arritur me shumë vullnet dhe punë.
Arbana Osmani në "Histori Suksesi"
Në çelje të ciklit "Histori Suksesi", studentët e Universitetetit Barleti mirëpritën në auditor prezantuesen e mirënjohur të Top Channel, Arbana Osmani. Biseda u zhvillua të mëngjesin e datës 6 prill, vetëm disa ditë pas natës finale të spektaklit Big Brother të cilin Arbana prezanton me shumë sukses prej katër sezonesh. Edhe për shkak se finalizimi i Big Brother e ka përqëndruar vëmendjen e miliona teleshikuesve tek Arbana, salla A24 u mbush plot. Biseda ishte veçanërisht e ngrohtë. Arbana tregoi për fillimet e saj modeste dhe të mundimshme, si një adoleshente me dëshirën e madhe për të marrë pjesë në media., por pa mundësi dhe pa njohje.
Gjithçka për të kishte nisur në vitin 1997 kur për shkak të trazirave iu desh të kalojë shumë kohë e mbyllur në shtëpi duke lexuar shumë e duke parë shumë televizionin italian. "Librat që lexoja pa pushim më ndihmuan të njoh më mirë gjuhën shqipe, ndërsa televizioni italian më ngacmoi ambicjen për të provuar veten." - tregon Osmani. "Në fillim nisa punë tek gazeta intervista pasi Top Albania Radio nuk më pranoi fillimisht, por kur ata kërkuan folës të rinj, unë dhash më të mirën në një audicion dhe fitova të drejtën të jem pjesë e stafit të Good Morning Albania. Programi niste në orën 6:00, ndaj bashkë me vëllain e vogël, Shpatin, niseshim me biçikletë nga shtëpia që në orën 4:30."
Nga këto fillime të vështira, kur Arbanës i duhej të merrte intervista në rrugë nga kalimtarët, dalë ngadalë ajo ngjiti shkallët e karrierës radiofonike, duke afirmuar veten dhe duke përsosur aftësitë e saj mediatike. Me hapjen e televizionit kombëtar Top Channel, Arbana bëri një kalim të natyrshëm drejt televizionit, duke prezantuar fillimisht programin muzikor "Select" dhe pas tij edhe finalen e madhe të Top-Fest 1. Pika kyçe për karrierën e saj ishte shansi që Top Channel i dha kur i besuan prezantimin e programit më të rëndësishëm deri më atë herë, Big Brother. Arbana e kishte ndjekur me qejf versionin italian të njohur si Grande Fratello, ndaj dhe ngulmoi që ky format në Top Channel tNULLi besohej asaj.
"Në përgatitje për Bigun, pash me vëmendje të gjitha seritë e Big Brother-it anglez dheGrande Fratello-s , ishte shumë e rëndësishme për mua, askush nuk besonte se mund tNULLia dilja, madje dhe familja ime u treguan skeptikë." Por Arbana ia doli për çudinë e të gjithëve, dhe pas katër vjetësh suksesi të vazhdueshëm ajo është ndoshta prezantuesja numër një në Shqipëri. Pas rrëfimit modest dhe të sinqertë të Arbana Osmanit, studentët bënë shumë pyetje në lidhje me punën e saj të deri tanishme dhe planet e mëdha për të ardhmen.
