Në datë 28 mars 2011, u zhvillua në Universitetin "Barleti" nga Znj. Carola Mueller - Holtkemper, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e RFGJ në Shqipëri, një leksion i hapur me temë: "Sfidat e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian".
Leksioni u organizua falë një nisme të përbashkët të Departamentit të Çështjeve Publike dhe Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri dhe u mbajt në prani të stafit akademik dhe studentëve. Ai u hap me fjalën përshëndetëse të Shefit të Departamentit të Çështjeve Publike, Dr. Nasi Mitrojorgji, i cili i uroi mirëseardhjen Ambasadores.
Znj. Mueller - Holtkemper bëri një përshkrim të shkurtër historik mbi krijimin e Bashkimit Evropian dhe e përqendroi fjalën e saj në rrugën e gjatë dhe të vështirë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, sfidat me të cilat përballet BE sot si dhe perspektivën e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ajo theksoi gjithashtu se sfidat më të mëdha që has sot Bashkimi Evropian konsistojnë në arritjen e konsolidimit politik dhe adresimin e çështjeve globale.
Ambasadorja e vuri theksin tek integrimi i vendeve të Ballkanit Perendimor dhe konkretisht tek rasti i Shqipërisë. Ajo ritheksoi dhe njeherë faktin se evropa e bashkuar quhet e pakompletuar nëse nuk ka brenda vendet e Evropës Juglindore qëndrim ky i mbajtur nga liderat e BE në Deklaratën e Samitit të Selanikut në 2003.
Me interes ishte komenti i saj për qasjen entuziaste të shqiptarëve për tNULLu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Shkëlqesia e saj iu referua shifrave konkrete sipas të cilave shumica e shqiptarëve ishin pro hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kështu rreth 93.4 % e shqiptarëve do të votonin pro referendumit për aderimin e Shqipërisë në BE; 72, 5 % e shqiptarëve e konsideronin shumë të rëndësishme futjen në BE; rreth 42 % e shqiptarëve ishin të mendimit se Bashkimi Evropian duhet ta pranonte Shqipërinë përpara se ajo të përmbushte standardet për të hyrë në BE dhe së fundi rreth 36% ishin të mendimit se Shqipëria ishte gati për të hyrë në Bashkimin Evropian. Shifra që sipas fjalës së Ambasadores evidentonin në të njëjtën kohë si dëshirën e madhe të shqiptarëve për tNULLu bërë pjesë e Bashkimit Evropian, por edhe mungesën e informacionit mbi faktin se anëtarësimi në BE është një proces i gjatë teknik, i cili kërkon, jo vetëm përmbushjen e Kritereve të Kopenhagenit, por edhe përafrimin dhe konsolidimin e legjislacionit vendas me atë evropian.
Në vijim Ambasadorja evidentoi arritjet e matshme të Shqipërisë drejt integrimit në BE si dhe sfidat që duhen përballuar për një aderim sa më të shpejtë në familjen e madhe evropiane, bazuar në raportin analitik dhe opinionin e Komisionit Evropian mbi gadishmërinë e antarësimit të Shqipërisë në BE.
Në përfundim Ambasadorja bëri një përshkrim të shkurtër mbi zhvillimet aktuale të Bashkimit Evropian duke iu referuar krijimit të: Fondit të Stabilitetit, Mekanizmit të Stabilitetit Evropian, Paktit të Stabiliteti Evropian si dhe Paktit "Plus Europe".
Znj. Mueller - Holtkemper ishte e hapur për pyetje që iu bënë nga auditori, të cilat u fokusuan në këto pika:
