Eventi i realizuar nga Klubi Bota Studentore ditën e premte datë 18.03.2011 "Pamje nga Ura (Histori nga Kosova)", solli nje film dokumentar produkt i Institutit Shqiptar të Medias, i cili për herë të parë u shfaq për studentët, stafin akademik, administrativ dhe të ftuarit e Universitetit "Barleti".
Pamje nga Ura është dokumentari i parë për Kosovën e pasluftës. E coroditur nga konfliktet e mëparshme ballkanike dhe e lënë në hije nga problematikat të cilat ndodhnin në Afganistan dhe Irak, historia e Kosovës mund të mbartë mësimet më të vlefshme për rajonin. Ura e qytit të Mitrovicës është kthyer në qëndër të konfliktit të vazhdueshëm mes myslimanve, krishterëve dhe romëvë. Nëpërmjet këtij dokumentari arritëm të shohim më në brendësi plagët e popullit të pafajshëm kosovar, serbë dhe atij romë ,të cilët ishin personazhet e jetës reale në të cilën gjëndet Kosova dhe vatra e konfliktit e cila simbolizohet nga ura ndarëse e veriut dhe jugut te qytetit të Mitrovicës.
Personazhet e këtij dokumentari ishin individë të cilët kishin përjetuar tortura, të cilat ishin ushtruar nga të dyja palët. Dokumentari objektivisht tregonte rreth kerkimit të të humburve, vdekjeve tragjike të fëmijeve dhe prindërve. Dokumentari nxirrte në pah dhe problemet e bashkejetesës fetare dhe etnike sidomos djegjen e kishave dhe institucioneve të tjera fetare dhe kulturore, dëbimin nga të dyja palët të përfaqësuesve të komunitetit Rom sëbashku me problematikat dhe fatkeqësitë e këtij komuniteti.
Organizatat ndërkombëtare, Nato, UMNIKU,etj zënë një vend të rëndësishëm në të gjithë dokumentarin ,duke treguar veshtirësitë që ata kanë hasur në ruajtjen e qetesisë në një front të zjarrtë konfikti dhe në vecanti në Urën e Mitrovicës.
I gjithë dokumentari, nëpërmjet rrëfimeve në vetë të parë, shpaloste ëndrrat dhe makthet e njerëzve të thjeshtë duke lënë si mesazh faktin që askush nuk e dëshiron luftën. Si mesazh paqeje ishte sjellja përpara publikut i rastit të një familjeje mikse shqiptaro-serbe, ku përveç vuajtjeve të luftës të përjetuara tregohej një fakt i vjetër sa vetë bota dhe po aq human sipas të cilit: të gjithë njerëzit pavarësisht nga etnia apo kombësia kërkojne të jetojnë në fqinjësi të mirë si një familje e madhe.
Dokumetari zgjati 1 ore e 45 minuta dhe ishte në gjuhën angleze me titra në gjuhën shqipe.
