Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (në anglisht Albanian Institute of Public Affairs - AIPA), i themeluar nga Shoqëria Barleti do të shërbejë si strukturë mbështetëse e UB për cështje që kanë të bëjnë me:
Administrimin Publik
Studimet Europiane
Media dhe Komunikim
Mirëqeverisje dhe shteti i së drejtës
Çështje sociale dhe ekonomike
Veprimtaria e AIPA do të përqëndrohet ndër të tjera në:
Nxitjen e kërkimeve në fushat e sipërpërmendura.
Ofrimin e trajnimeve për administratën publike në nivel qendror dhe lokal në fushat e sipërpërmendura.
Organizimin e aktiviteteve të ndryshme sic janë seminaret konferencat, apo leksionet e hapura.
Publikime: AIPA do të shërbejë si urë lidhëse midis mjediseve akademike të UB dhe aktorëve të tjerë publikë dhe private me qëllim promovimin e aktiviteteve me interes të përbashkët.
Znj. Aida Gugu është Drejtore Ekzekutive e AIPA. Znj. Gugu është diplomuar në Drejtësi dhe mban titullin Master në Ligj (LL.M) në të Drejtë Evropiane dhe të Drejtë Tregtare Ndërkombëtare pranë Univesiteti i Amsterdamit.Ka një experience pune disa vjecare kryesisht në projekte të financuara nga BE dhe SHBA.