Universiteti "Barleti" në kuadrin e nismës për informimin e nxënësve të shkollave të mesme mbi politikat e integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane, vijon veprimtaritë në të gjithë qytetet e vendit.
Më 3 dhe 4 mars 2011, pedagoget e Universitetit tonë, Xhulieta Krasta, Fatjona Qurku dhe Jonida Begaj zhvilluan në Vlorë seminarin me temë "Organizatat Ndërkombëtare dhe BE-ja" në dy shkolla të mesme të përgjithshme, "IKEA" dhe "RIVALDI".
Seminaret u ndoqën me interes nga të gjithë nxënësit. Këtë e dëshmoi edhe diskutimi aktiv i tyre mbi sfidat e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit dhe raportet që ajo ka me këto organizata. Në javët në vazhdim UB do të vijojë ciklin e seminareve edukuese mbi çështje të rëndësishme për shoqërinë dhe vendin
