Përfundoi me sukses konferenca njëditore me temën “Sporti Ballkanik-Zhvillime dhe Perspektiva” mbajtur më 20 Maj, 2017, në Hotel “Adriatik”, Durrës-Shqipëri, organizuar nga universiteti “Barleti”.
Në këtë konferecnë u prezantuan ide, gjetje, përfundime dhe rekomandime për rritjen e cilësisë së edukimit fizik dhe sporteve nga pedagogë, studiues, personalitete të sportit, gazetarë sportivë. Në të diskutuan përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit-Shqipëri; universiteti “Barleti” Tiranë; Universiteti i Sporteve Tiranë; Universiteti "Aleksandër Xhuvani"- Elbasan; Universiteti i Pisas-Itali; Universiteti i Janinës-Greqi; Universiteti Shtetëror i Tetovës në Maqedoni; Universiteti Shtetëror i Prishtinës-Kosovë, Universiteti Shtetëror i Veliko Turnovo-Bullgari; Komiteti Olimpik Shqiptar dhe Federata e Futbollit të Shqipërisë.
Në konferencë u prezantuan 27 tema të ndryshme, të punuara nga grupe pune me një pjesëmarrje prej 68 pedagogësh dhe specialistë të edukimit fizik dhe sporteve.
Konferenca arriti të përmbushë dy objektiva të rëndësishme të saj, përkatësisht:
1-Të evokojë figura sportive ( individë dhe ekipe), të cilët kanë arritur suksese në kompeticionet evropiane dhe botërore përgjatë historisë së zhvillimit të sporteve në vendet ballkanike.
2-Të nxitë kërkimin shkencor nëpërmjet identifikimit të arritjeve ballkanike, duke i konsideruar ato praktika të mira që shërbejnë për një formim sa më cilësor të studentëve të edukimit fizik dhe sporteve.
Me interes u dëgjuan kumtesat që identifikonin dhe analizonin arritjet e sporteve të ndryshme të vendeve si: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Italia ku spikatën prezantimet e Prof.Xhovani Armillota nga Universiteti i Pisas-Itali, i Prof.Metsios Gergios nga Universiteti i Janinës, i Prof.Lydmil Petrov nga Universiteti i Veliko Turnovo-Bullgari, i Prof.Azir Saliu nga Universiteti Shtetëror i Prishtinës-Kosovë, i Prof.Blerim Seiti nga Universiteti i Tetovës-Maqedoni, por dhe i prezantuesve nga Shqipëria si: Prof.Albert Karriqi nga UST, Prof.Lluka Heqimi nga “UB”, i Akademikut Gudar Beqiraj, i Prof.Rauf Dimraj nga MAS, i Prof.Bardhyl Misja nga UST, si dhe i gjithë pedagogëvë të UB. Me shumë interes u prit në konferencë dhe prezantimi i trajnertit të ekipit kombëtar Xhiani De Biasi për arritjet dhe perspektivat e futbollit shqiptar.
Konferenca u përshëndet nga shumë autoritete universitare dhe shtetërore në Shqipërisë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për mbarëvajtjen e kësaj konference dhe vijimësinë e saj nga “UB”. Gjithashtu, konferenca mundësoi analizën e personaliteteve të sukseshme të sportit shqiptar dhe ballkanik nga sporte dhe periudha të ndryshme historike. U evidentuan mjaft praktika të mira që i shërbejnë edukimit fizik dhe sportit, të cilat u dëgjuan me vëmendje dhe dëshirë, si dhe u kërkua që të gjitha materialet e prezantuara të publikohen në forma të ndryshme on-line dhe me printime. Midis shumë sugjerimeve dhe rekomandimeve për të ardhmen, konferenca evidentoi më të rëndësishmet, si më poshtë :
1-UB të organizojë çdo dy vite një konferencë shekncore, ndërkombëtare me tematika të ndryshme për edukimin fizik dhe sporte
2-Të nxiten autoritetet shtetërore të vendeve ballkanike për të organizuar kompeticione të Ballkanit Perëndimor për sporte të ndryshme
3-Të nxitet më tej puna kërkimore, shkencore nga të gjitha institucionet shtetërore shqiptare që menaxhojnë sportin për të ruajtur kujtesën cilësore sportive të vendit me anë të almanakëve sportivë, por dhe me ndërtimin e një muzeu kombëtar të sportit në Shqipëri.
4.Të bashkërendohet puna për rritjen e cilësisë së edukimit fizik, shëndetsor dhe sportiv në shkolla të arsimit bazë dhe atij të mesëm nëpërmjet veprimtarive të larmishme, profesionale por dhe nëpëmrjet hartimit të produkteve profesionale të përbashkëta midis universiteteve që përgatisin mësues dhe specialistëve të sporteve nga vendi dhe Ballkani.
5.Të ndërgjegjësoihet më shumë qeverisja lokale për të planifikuar dhe menaxhuar fonde financiare në funksion të rritjes së numrit të mjediseve sportive që të mundësojë një masivim të popullatës për t’u ushtruar në sporte dhe aktivitet fizik, si një rrugë e efektshme për shëndetin njerëzor.
Artikujt shkencorë të konferencës do të publikohen së afërmi në revistën “Gjeopolitika” të ”UB”
Ndiqni insertin televiziv ne linuk e mëposhtëm:
Këtu