Studetë dhe pedagogë të Departamentit të Shkencave Politike të ,“Barleti” realizuan një vizitë studimore në Luginën e Preshëves, në Serbi. Vizita studimore u zhvillua në dt 5 Maj, në Javën e Europës, me objektivin për të përcjellë në hapësirën shqiptare të Luginës së Preshëvës mesazhet e solidaritetit, bashkëpunimit dhe integrimit, si simbole të jetës së shoqërisë në hapësirën e Bashkimit Europian.
Gjatë vizitës studentët e pedagogët u pritën nga Kryetarja e Komunës së Preshëvës znj. Ardita Sinani, stafi i Komunës si edhe të rinj nga Presheva. Znj. Sinani bëri një prezantim mbi zhvillimin social, ekonomik, politik dhe tregues të tjerë të zhvillimit në hapësirën administrative të komunës së Preshevës. Vend të vecantë në prezantim, znj. Sinani i kushtoi gjendjes së shqiptarëve në luginën e Preshevës, sfidave dhe perspektivave të zhvillimit nën diferencat e dukshme të përkujdesjes së diferencuar dhe harresës së qeveisjes qëndrore për hapsirën shqiptare.
Ndërsa duke folur për rolin e edukimit nëpërmjet programeve dhe cikleve të arsimit të lartë znj. Sinani shprehu nevojën e konsolidimit të arsimimit dhe edukimit për popullsinë e Luginës së Peshevës në përgjithësi dhe të rinnjtë e trevës në veçanti. Ajo kërkoi të gjenden zgjidhje për pengesa dhe vonesa te njohjes së diplomave të të rinjve shqiptarë të Luginës të cilët kanë studiuar jashtë territorit shtetëror të Serbisë.
Në Bujanovc studentë dhe pedagogë pjesëmarrës në vizitën studimore, u pritën dhe zhvilluan bashkëbisedim me Kryetarin e Keshillit Mbareshqiptar te Lugines se Presheves,z. Jonuz Musliu. Z. Musliu gjithashtu vlerësoi së tepërmi vizitën studiomore dhe prezencën e Barletasve, në Luginën e Preshevës, mesazhet të cilat u përcollën nëpërmjet kësaj vizite, si edhe kërkoi bashkëpunime dhe prezencë të institucioneve dhe aktorëve të Tiranës në Luginën e Preshevës.
Një vënd të vecantë dhe mbresëlënës gjatë kësaj vizite, pati edhe takimi me të rinjtë e organizatës rinore ‘Shpresa, dhe drejtuesit e saj Nevzad Lutfiu, Almin Shaqiri, të cilët muaj më parë nxitën vizitën e Barletasve në Luginën e Preshevës. Në takimin me të rinjtë studentët këmbyen ide, ndërtuan komunikime si edhe shprehën vullnetin për të zhvilluar projekte të përbashkëta, të cilat mund të fillojnë nga auditoret e Universitetit Barleti, i cili mirëpret të rinjtë e Luginës së Preshevës, të bëhen pjesë e “Komunitetit Barleti”.
Prof. Zamira Cavo, Prorektore e universitetit “Barleti”, në emër të universitetit “Barleti”, falenderoi përfaqësuesit e institucioneve me të cilat zhvilluan takime: Kryetaren e Komunës së Preshëvës znj. Ardita Sinani dhe stafin e saj, Kryetarin e Keshillit Mbareshqiptar te Lugines se Presheves,z. Jonuz Musliu. Z. Musliu, si edhe të rinjtë e Organizatës “Shpresa”.
Prof. Cavo, i kosideroi vizitën studimore si : një takim me shqiptarizmën që është gjallë dhe të frymëzon! Një takim me historinë dhe padrejtesitë që na janë berë! Nje takim me heronjte e vertetë të cështjes shqiptare!
Në vijim Prof. Cavo, prezantoi programet studimore, fakultetet dhe vlerat e univesitetit “Barleti”, akreditimin dhe kuotimin ndërkombëtare të cilat e bëjnë të dallueshëm në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri dhe rajon, njëherazi një mundësi dhe dyer të hapura për të rinjtë e luginës së Preshevës të cilët dëshirojnë të studjojnë në auditoret e universitetit “Barleti”.
Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani, Kryetari i Komitetit Mbarëshqiptar i Luginës së Preshevës z. Jonuz Musliu dhe Kryatri i shoqatës “Shpresa” gjatë takimeve vunë në dukje dhe vlerësuan së tepërmi faktin se Universiteti Barleti është institucioni i parë i arsimit të lartë nga Shqipëria i cili me pedagogë e studentë prek hapësirën shqiptare në Luginën e Preshevës. Ata shprehën dëshirën për prezencë dhe bashkëpunime të mëtejëshme për të konkretizuar ide dhe projekte bashkëpunimi në nivele kufitare, ndërkufitare e rajonale, për të ndërtuar ura bashkëpunimi zhvillimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pedagogë e studentë pjesëmarrës në vizitë, diskutuan për mundësi bashkëpunimi, nxitje projektesh të përbashkëta, duke e cilësuar vizitën studimore vetëm fillimin e njbashkëpunimit.
Në Luginën e Preshevës, në “Javën e Europës” folëm SHQIP: gjuhën e vëllazërisë, bashkëpunimit, integrimit, paqes dhe solidaritetit !