Projekti për udhëtimin në Republikën e Kosovës :"Kosova, Kulturë, ekonomi dhe dimension i ri shoqëror, vizitë njohëse e studentëve të UB-së", në datat 11.02 deri 13.02.2011 u realizua me sukses. Në këtë udhetim pati një pjesmarrje prej 13 studentesh të fakultetit ekonomik, juridik, sh.politike dhe koordinatorja e klubeve studentore. së bashku në vizituan qytetin e bukur të Prizrentit ku dhe kaluam naten e pare të rrugetimit tone duke na shoqeruar bukuria e debores së ngelur në kodrat perreth qytetit. Shetitja në rruget me kalldrem në një temp -3 grad ishte një tjeter sfid që kaloi shume ngrohte në tinguj e muzikes live dhe ushqimit pikant. Me pas rrugetimi yne u zhvendos drejt kryeqytetit të Kosoves, Prishtine, duke kaluar neper fshatra shume të bukur dhe me një karakteristike të vacante në infrastrukturen e ndertimit të shtepive me cati me maje dhe me oxhake prej guri.
Ky udhetim u pa në një kendveshtim jo vetem turistik por dhe duke njohur institucionet e shtetit të ri
Kosovar. Në këtë rradhë idesh në patem një takim me ambasadorin e jashtezakonshem
të Shqiperise në Kosove, z. Islam Laukaj. Ishte vete ambasadori Z.Islam Laukaj I cili na priti me dashamiresi
në godinen e ambasades duke e shoqeruar biseden e tij, rreth institucineve të shtetit të ri kosovar dhe
marrëdhënjet politiko-ekonomike që Shqiperia ka, me kafe dhe caj të ngrohte. në këtë bisedë u
njohem me gjere me institucionet e Kosoves, diskutuam gjate sa të pavarura jane ,vemendje ju kushtua dhe mbikqyrjes
së ketyre insitucioneve nga nderkombetaret. U prezantuan së cilat ishin institucionet e reja, cilat prej tyre
ishin hapur për here të pare dhe u fol për Eulex-in funksioni tij në Kosove. Po ashtu u njohem me
funksionin e NATOS,etj. Rendesi të vacante pati marrdhenja që Shteti I Kosoves ka me Shqiperine, marreveshjet
nderkombetare që kanë lidhur me njeri-tjetrin, politikat ekonomike, kulturore dhe ato turistike në vecanti
(duke patur parasysh që turistet kosovar në sezonin e veres zgjedhin Shqiperine për të kaluar
pushimet verore). Pyetjet nga studentet zinin një vend të rendesishem në biseden tone dy oreshe
në ambjentet e ambasades, cilat në dukje kishin një ngjyrim patriotik, po që nxirrnin
në pah problematika dhe politika të veshtira në ndjekje e siper të te dy shteteve me kriza politike,
ekonomike, me nocione të pavarsise nga njera pale dhe të demokracise nga pala tjeter. Mbas bisedes na u dha mundesia
për të bere disa fotografi kujtimi me ambasadorin shkelqesine e tij z. Islam Laukaj.
Largimi nga takimi I ambasades e zhvendosi rrugetimin tone në akomodimin në Hotel dhe njohje të qytetin në brendesi të tij .
U vizituan në Prishtine dhe Muzeu Kombetar I Republikes së Kosoves, një muze I ri por shume prekes me faktet historike që ekspozonte. Po ashtu u vizitua dhe Xhamia e Mesme e cila ndodhet shume prane ketij Muzeu. E shtuna filloi me një takim akademiko-diplomatik, vazhdoi me shume kulture dhe kult e besim dhe u mbyll me një festim mes studentesh në një nga restorantet e Prishtines. Kudo të bente pershtypje kultura, respekti dhe mbi të gjitha mikpritja pasi të gjithe kosovaret të cilet I takuam ishin mese të kenaqur që kishim shkuar ti vizitonim, pasi kishin pershtypjen që vetem ata vijne dhe na vizitojne. E djela ishte dhe dita e fundit e cila u shoqerua me një udhetim të gjate drejt kufirit dhe me pas në Tirane. Rruges u be një ndalese në Prizren në një nga restorantet tradicionale (Restorant Baileys) ku pervecse u provuan suxhuket gjakovare dhe vera e kosoves "Pavaresia". Aty grupi I studenteve tane terhoqi vemendjen e kryetarit të Komunes së Prizrenit z. Ramadan Muja dhe drejtorit rajonal të Policise z. Nexhmi Krasniqi, të cilet të kenaqur për mysafiret e ardhur jo vetem I takuan por shprehen gezimin që shihnin një grup studentesh shqiptare që po I vizitonte në prag të festes së Pavaresise. Kryetari I Komunes së Prizrenit, që për hi rte vertetes duhet theksuar fakti, eshte në rang kryetari bashkie sipas strukturave shqiptare të pushtetit local, shprehu deshiren që ti mirepriste studentet tane dhe pse jot e bashkepunonte në keto shkembime kulturale dhe studentore.
Si rezultat I kesaj vizite u arrit të kuptohej që me ane të deshires së mire të organizuesve dhe aktivizimit teper aktiv të studenteve tane, UB eshte e afte jo vetem që me shume sukses të vazhdoje iniciativen e saj "Studenti në qender" por të arrije që ketij studenti ti nderthuri të bukuren me të duhuren dhe të nevojshmen
Per të gjithe pjesmarresit në këtë udhetim kenaqesia ishte pjesa mbizoteruse dhe Klubi Bota Studentore do ta vazhdoje si një tradite për njohjen e të gjithe trevave shqiptare dhe të vete Shqiperise këtë iniciative.
Anisa Brano & Elona Bano MSc, Koordinatore të Klubit Bota Studentore
