Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, z. Arben Ristani, zhvilloi në datë 9 shkurt 2011, një takim
me studentët e UB-së për të folur mbi angazhimin e studentëve në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Z.Ristani foli mbi ligjin dhe implementimin aktual të kodit zgjedhor në Shqipëri në përgjithësi. Qëllimi
kryesor i kësaj ligjërate ishte për të ndërgjegjësuar dhe sensibilizuar auditorin kryesisht të përbëre nga
studentë ku një pjesë e mirë mund edhe të mos kenë votuar asnjëherë deri më sot, për një pjesëmarrje
më aktive në zgjedhjet e ardhshme
Z. Ristani ishte i gatshëm dhe i hapur për tNULLiu përgjigjur pyetjeve nga auditori.
U bëne shumë pyetje nga studentë dhe pedagogë, kryesisht në lidhje me handikapet e ligjit dhe të
zbatimit të tij ku nuk mungoi shqetësimi për realitetin shqiptar.
