Instituti Kërkimor-Shkencor "Barleti" dhe Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit "Barleti" kanë ndërmarrë një nismë të rëndësishme në fushën e Edukimit Publik Ligjor, që synon përhapjen e dijeve të domosdoshme juridike, ndër ato grupe të shoqërisë, që kanë formim të paktë në këtë drejtim. Qëllimi i këtyre seminareve është tNULLu ofrojë pjesëmarrësve, mundësinë që të njihen me aspekte të rëndësishme të funksionimit të sistemit juridik dhe gjyqësor në Shqipëri, me qëllimin për tNULLi zhdërvjelltësuar ata në zgjidhjen e problemeve, me të cilat mund të ndeshen në jetën e përditshme.
Në kuadër të këtij projekti, që po zbatohet aktualisht me mbështetjen financiare të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Instituti Kërkimor-Shkencor "Barleti" dhe Universiteti "Barleti" do të organizojnë përgjatë gjithë vitit seminare me nxënës të shkollave të mesme të përgjithshme publike dhe private në rrethet Tiranë dhe Durrës, ku studentë të Fakultetit Juridik të këtij Universiteti, të udhëhequr nga pedagogë të tij, do tNULLi përcjellin një auditori të përbërë nga nxënës të viteve të IV-ta të këtyre shkollave, disa prej koncepteve më të rëndësishme mbi mënyrën e funksionimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Për realizimin më të mire të idesë së "Edukimit Publik Ligjor" një vëmendje e posaçme i është kushtuar asaj pjese të dijeve, e cila është e domosdoshme tNULLu transmetohet të rinjve. Faktori bazë që ka qenë përcaktues për përzgjedhjen e materialit që trajtohet gjatë këtyre seminareve është mosha e dëgjuesve. Kushdo prej këtyre të rinjve do të pajiset me informacione më të detajuara, se çfarë nënkupton për ta arritja e moshës së pjekurisë. Meqenëse konceptet juridike trajtohen shumë përciptazi në shkollë të mesme, qoftë për faktin e gjerësisë së tematikës, qoftë për faktin e mungesës së teksteve shkollore të hartuara posaçërisht për këtë fushë, projekte të kësaj natyre mund të jenë mundësia e vetme, për këta nxënës, që të përfitojnë njohuri të sakta dhe konkrete, dhe për më tepër në formë të përshtatur për ta.
