Ne daten 4 Shkurt, 2011, Universiteti "Barleti" zhvilloi Konferencen Shkencore, me teme "Gjykata administrative, alternative apo domosdoshmëri?"
Ne kete konference moren pjese juriste, pedagoge dhe studente te ketij universiteti dhe te universiteteve te tjera, pjesetare te grupeve te interesit, avokatë, specialiste dhe studjues te te drejtes administrative, etj.
Nga referuesit u trajtuan elemente teorike dhe praktike te te drejtes administrative, perfshire edhe procesin historik nderkombetar te kesaj te drejte; lidhja midis procesit gjyqësor dhe procedimit administrativ; perspektiva e një gjykate administrative në Shqipëri; probleme të organizimit të sistemit gjyqësor për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative; aspekte të kuadrit ndërkombëtar të drejtësisë administrative dhe zhvillimi i jurisprudencës administrative të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ne Strasburg, sidomos lidhur me ceshtjet kunder Shqiperise, etj.
Ne konference merrte pjese si referues edhe Profesor Esat Stavileci, Anetar i Akademise së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i njohur per kontributin e tij prej gati gjysem shekulli ne jurisprudence, ne te drejten publike dhe veçanerisht ne te drejten administrative.
Gjate pyetjeve qe iu bene referuesve nga auditori dhe si nga diskutimet e te pranishmeve nje vend kryesor zuri problematika lidhur me çeshtjet eventuale qe rezultojne nga zbatimi ne praktike i projektligjit per gjykaten administrative qe ndodhet per miratim ne Kuvendin e Shqiperise.
Nder te tjera, konferenca konkludoi se reformimi i drejtesise administrative dhe i zgjidhjes se mosmarreveshje ne kete fushe duhet te trajtohet dhe te jete nje koncept me i gjere se gjykata administrative e cila, si e vetme, edhe pse e krijuar nepermjet nje ligji te posacem, nuk do te mjaftonte per te zgjidhur ate cNULLka publiku dhe biznesi shqiptar kerkojne, pra nje gjykim administrativ te drejte, te shpejte dhe efektiv.
Nje konkluzion, i shprehur ne formen e propozimit ishte unifikimi me urgjence i terminologjise juridike te perdorur ne Shqiperi dhe Kosove. Nje unifikim i tille duhet bere me urgjence dhe mund te filloje me ligjet qe miratohen nga secili prej Kuvendeve, te vazhdoje me aktet e tjera nenligjore (Vendimet e Keshillit te Ministrave, Udhezimet, Urdherat, etj.) dhe, me pas, me leteraturen, trajtimet teorike dhe mesimore (akademike). Nje fillese e mire ne kete drejtim mund te ishte terminologjia administrative.
Per me gjate, sugjerimet dhe verejtjet mund te gjenden ne materialet e konferences qe do te publikophen ne botimin perkates te revistes "Gjeopolitika", botim i Institutit Kerkimor Shkencor "Barleti", qe do te dale se shpejti.
