Këshilli shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë (ACFR), i ka dhuruar bibliotekës së Universitetit "Barleti", tri libra në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, të përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe.
Librat: "Diktatorët e Ballkanit", me autor Bernd J. Fischer; "Politika e Jashtme Amerikane" (e shkuara, e sotmja, e ardhmja), me autor Glenn P. Hastedt dhe "Hyrje në Shkencat Politike" (Pushtetit dhe Zgjedhja), me autor W. Phillips Shively dhurohen në kuadër të projektit "Zgjerimi i bibliotekës së studimeve të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkencave Politike".
Projekti në fjalë mbështetet nga Zyra për marrëdhënie me Publikun, pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Këto libra, të hartuar posaçërisht për studentë joamerikanë vijnë në ndihmë të studentëve të shkencave humane në UB dhe janë lehtësisht të përvetësueshme, për vetë faktin se janë të shqipëruar nga përkthyes profesionistë të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Këto tri libra të botuar dy vitet e fundit u vijnë në ndihmë, si studentëve që ndjekin studimet Bachelor, ashtu edhe atyre që kryejnë studimet Master, pranë Universitetit "Barleti".
