Në projektin për njohje të Universitetit "Barleti", në datë 26.01.2011, studentët Ada Shehu, Arber Brecani, Anisa Gogaj, Xheni Tola dhe Koordinatorët e të Drejtës Publike Elona Bano dhe Klubeve Studentore Anisa Brano, prezantuan Universitetin Barleti në shkollat e mesme private "Migjeni" dhe "Rilindja" në Durrës.
Kjo nismë për këto dy shkolla të mesme vjen nga dëshira që shprehen dy studentet Ada Shehu, ish-nxënëse e shkollës "Rilindja" dhe Xheni ish-nxënëse e shkollës "Migjeni" nga ku mundësuan kontaktet dhe interesin e te dyja shkollave. Në shkollën "Rilindja" morëm një mikpritje nga vet drejtori i shkollës Z. Drini Hasani i cili na mundësoi takim me katër klasat e XII maturante duke i dhënë mundësinë nxënësve te tij që mbas mbarimit të maturës shtetërore , zgjedhja të jetë UB-ja. Gjithashtu mikpritja nuk mungonte te shkolla "Migjeni" e cila ashtu si te Rilindja na dha mundësin të takonim katër klasa maturantësh duke u shoqëruar nga vet drejtori i shkollës Z. Ruzhdi Dollaku i cili zgjoi dhe interesin e një bashkëpunimi dhe prezence në kampusin e UB në projekte me interes për ta.
Prezantimi është një iniciativë e vetë Klubit bota studentore dhe do të vazhdojë në qytete të tjera të Shqipëris ( si Elbasani, Fieri, Shkodra etj)duke pasur parasysh që një nga objektivat më të rëndësishme të këtij klubi është rekturtimi i studentëve të rinj. Prezantimi i Universiteteti "Barleti" u bë në mënyrën më të denjë, duke filluar që nga se si e ndjenin veten në këtë universitet studentet e rinj e te viteve të para si Ada, Anisa dhe Xheni me pas informacioni u pasua nga oferta akademike që bëri më dije pedagogia Elona Bano, nga aktivitetet që organizojnë studentet nëpërmjet Klubeve Studentore që jëne mëse aktive, i prezantuar ky informacion nga Koordinatorja e Klubeve Studentore Anisa Brano dhe studenti i vitit të III, Arbër Brecani.
Nxënësve ju bë me dije dhe iniciativa më e re e Klubit "Ligji dhe Demokracia" për edukimin ligjor, duke u ftuar të marrin pjesë në leksionet e hapura që do të organizojë Universiteti ynë duke filluar që nga 30.1.2011. Ishin të gjithë të kënaqur të mesonin devizën e UB-së: "Studenti në qëndër"dhe u arrit në marrëveshjen e një bashkëpunimi të mëtejshëm në muajt që vijojnë.
Klubi Bota Studentore, përvec promovimit me sukses të UB-së ka ndërmarrë dhe iniciativen e vizitës në Republikën e Kosovës në 11-13 shkurt, periudhë kjo e zgjedhur qëllimisht për të shijuar nga pranë festimet e pavarësisë së këtij shteti po ku e bukura dhe argetimi do të ndërthuren me të dobishmen sic është një orë lëksioni i hapur në Universitetin e Prishtinës nga Fakulteti Ekonomik dhe takim me përfaqësuses të Ambasadës Shqiptare në Kosovë.
Ju përshëndesim me moton: "Bota studentore përvecse e pafund duhet të jetë me dhe për studentët"
Koordinator i Departamentit të së Drejtës Publike
Elona Bano
Koordinator i Klubeve Studentore
Anisa Brano
