Shoqata JAAA (Jica Alumni Association Albania) me mbështetjen e JICA (Japan International Cooperation Agency) dhe Universitetit Barleti organizoi seminarin me temë:
NJOHJA ME METODAT JAPONEZE Të MENAXHIMIT Të NDëRMARRJEVE Të VOGLA DHE Të MESME (SME)
Në këtë seminar u referua për disa nga metodat më të suksesshme të manaxhimit japonez të aplikuara nga kompanitë japoneze dhe që kane qenë faktori kryesor i lulëzimit të ekonomisë japoneze ne vite. Prezantimi njohu të pranishmit me disa aspekte të filozofisë japoneze të jetës dhe të punës.
Pjesëmarrës në këtë seminar ishin përfaqësues biznesesh, manaxherë, përfaqësues nga organizata dhe donatorë që mbështesin SME-të në Shqipëri, pedagogë të Universitetit Barleti si dhe të interesuar të tjerë.
Referues në seminar ishin z. Igli Gjoni, President i JAAA dhe z. Sokol Konomi.
Disa nga temat që u trajtuan në seminar ishin Sistemi i Pesë S-ve, Sistemi i manaxhimit JIT (Just in Time) studim i rastit të ekselencës së kompanisë Toyota, Metoda KANBAN si instrumenti bazë për aplikimin e JIT, Në seminarin e zhvilluari të zbatojmë koncepte të ngjashme në realitetin shqiptar të biznesit.
