Language
English
Shqip
Jeta studentore
Klube
Qeveria studentore
Shërbime
Dëshmitë
Revista studentore
Studentët - Universiteti "Barleti"
Lajmet e fundit
Leksion i Hapur me PhD Gjergji Tafa mbi Transformimin Digjital në Administratën Publike
Leksion i Hapur "Neuromarketingu dhe Sjellja e Konsumatorit"
“Shëndeti oral dhe fuqia e preparateve natyrale”
Alumni të suksesshëm rikthehen në auditor
Fuqia e disiplinës dhe ekuilibrit – Eksperienca Shaolin Kung Fu në Universitetin Barleti
Konkursi “Sigmund Freud” – Fito Bursë Studimi në Universitetin Barleti
Pilotimi i itinerareve gastronomike dhe kulturore në Berat në kuadër të projektit të AKKSHI
Kampionati i Futbollit në Universiteti Barleti
Vizitë studimore në Bashkinë e Tiranës
2016-04-15
Në kuadrin e aktiviteteve kurrikulare të organizuara nga Departamenti i Shkencave
Politike në “Universiteti Barleti” është bërë tashmë traditë organizimi dhe
pjesëmarrja në vizita studimore, pranë institucioneve publike dhe jopublike, qëndrore dhe
vendore.
Synimi kryesor i këtyre vizitave konsiston në njohjen e drejtpërdrejtë të institucioneve,
politikave të tyre dhe aktorëve kryesorë që operojnë në ta, duke u mundësuar studentëve të
programit Shkenca Politike një konkretizim të realitetit politik të studiuar në auditorët e
universitetit.
Nën këtë nismë Departamenti i Shkencave Politike, organizoi në datë 13 prill 2016
vizitën e rradhës në Bashkinë e Tiranës, me studentët e të treja viteve akademike. Fillimisht ata u
pritën nga përfaqësuesja e Drejtorisë së Rinisë në këtë bashki, Znj. Aspasjana Kërxhalli dhe më
pas vijoi me një bisedë me Kryetarin e Bashkisë, Z. Erion Veliaj.
Ai ndër të tjera u shpreh se ishte i nderuar të realizojë këtë takim me studentët e
shkencave politike dhe akoma më i nderuar t’i shërbejë qytetit të Tiranës, sepse shumë shërbime
publike zgjasin për gjithë jetën. Shpesh, gjatë këtyre muajve është gjendur edhe në situatën e
zgjidhjes së konflikteve, megjithatë gjithmonë ka menduar për të mirën publike, edhe pse
ndonjëherë i është dashur të ndryshojë kulturën jo të shëndetshme të qytetit. Roli i Bashkisë së
Tiranës, por dhe i çdo bashkie është të kujdeset për asetin e saj prioritar që është njeriu dhe për
këtë ai është zotuar që ditën që ka marrë detyrën.
Më pas, i ftoi studentët e vitit të tretë që të shikojnë si mundësi kryerjen e praktikës në
Bashkinë e Tiranës ose në çdo drejtori tjetër të shërbimeve publike që varen prej saj.
Drejtoresha e Rinisë më tej, vijoi me prezantimet e projekteve të Bashkisë për rininë duke
u ndalur në prezantimin e Bordit Këshillimor Rinor, i cili është krijuar dhe do të funksionojë si
një strukturë këshilluese nga të rinjtë për të rinjtë pranë Këshillit Bashkiak Tiranë dhe do të ketë
për qëllim rritjen e përfaqësimit të të rinjve të Tiranës në nivel lokal në të gjitha fazat e
vendimmarrjes e hartimit të politikave për të rinjtë.
Study-tour përfundoi me një njohje të ambienteve të brendshme dhe zyrave të bashkisë.
Foto Galeri
Arkiva sipas:
Viti Akademik 2025-2026
Viti Akademik 2024-2025
Viti Akademik 2023-2024
Viti Akademik 2022-2023
Viti Akademik 2021-2022
Viti Akademik 2020-2021
Viti Akademik 2019-2020
Viti Akademik 2018-2019
Viti Akademik 2017-2018
Viti Akademik 2016-2017
Viti Akademik 2015-2016
Viti Akademik 2014-2015
Viti Akademik 2013-2014
Viti Akademik 2012-2013
Viti Akademik 2011-2012
Viti Akademik 2010-2011
Viti Akademik 2009-2010
Viti Akademik 2008-2009
Viti Akademik 2007-2008
REGJISTROHU NË NEWSLETTER
REGJISTROHU
Lidhjet e shpejta:
Politikat e privatësisë
|
Matura Shtetërore
|
Portali E-Albania
|
Ministria e Arsimit dhe Sportit
|
Portali U-Albania
© Copyright 2026 - Studentët - Universiteti "Barleti" - Tiranë. Të gjitha të drejtat të rezervuara.