I ftuar i veçantë: Ambasadori Gjerman, zoti Hellmut Hoffmann
Youth Ambassador of Peace është një projekt që zhvillohet për herë të dytë në Shqipëri i mbështetur
nga Ambasada Gjermane. Ky projekt konsiston në zhvillimin e fushatave të paqes në lidhje me temat e
paracaktuara, të cialt përshtaten me situatën dhe problematikat që po kalon Europa. 40 - 60 të rinj nga
Shqipëria nëpërmjet një konkursi të organizuar brenda dy ditëve ku nxirren në pah karakterisitikat e
lidershipit dhe aftësia për krijimin dhe menaxhimin e situatave të konfliktit. Ky projekt nxjerr një fitues i
cili vitin e ardhshëm do të jetë në Berlin, i ftuar në një takim me Parlamentin Gjerman.
Trajnimi zhvillohet nga data 19 - 20 Mars dhe më datë 21 Mars në ceremoninë e shpërndarjes së Titullit
“Ambasador i Ri i paqes’ do të jetë i pranishëm dhe Shkëlqesia e tij zoti Hellmut Hoffmann, i cili do të
dorëzojë titullin, sikurse vitin e kaluar.
Projekti ka patur një mediatizim të shkëlqyer vitin e kaluar dhe pretendojmë cilësi dhe më të mirë këtë
vit. Këtë mund ta verifikoni dhe në Webin tonë: www.icctw.org.
Projekti: Ambasadorët e Rinj të Paqes/ Youth Ambassador of Peace