Ne bashkebisedim me studentet e universitetit "Barleti", gazetari Blendi Fevziu ka folur dje mbi idene e romanit te tij "Hiri i Vullkanit", si i treti liber qe ai boton ne zhanrin e letersise artistike.
Ne biseden me studentet e Barletit, ai e ka vleresuar kete roman si nje mundesi per te vendosur nje komunikim me te afert me kete zhaner.
Blendi Fevziu pohoi se "eshte teme e kendshme, por besoj se ka brenda gjithe atmosferen e Shqiperise se viteve NULL90-NULL91-NULL92, por edhe situaten aktuale". Pra, sikunder pohoi gazetari i njohur, eshte nje lloj drame, romance e te gjithe ketij transformimi shqiptar, ku futet; emigracioni, ikja, menyra e mbijeteses, por edhe nje lloj dashurie qe vazhdon te mbetet eterne. Fevziu shprehet se ky liber u dedikohet mbi te gjitha atyre bashkemoshatareve te tij, qe paten te njejtat endrra, por fate te ndryshme.
Kurse Arlinda Dudaj, drejtuese e shtepise botuese "Dudaj", thote se vepra me e fundit e opinionistit Fevziu eshte nje gje e re, e papritur, pasi letersia ne kete rast i sherben historise. "Hiri i Vullkanit" na sjell ne kujtese kronikat televizive te nje viti me pare per ngjarjen e jashtezakonshme te pushtimit te qiejve te Europes nga hiri i vullkanit islandez.
Ky moment sherbeu si frymezim per autorin Blendi Fevziu i cili 11 faqet e para te nje tregimi, te shkruara gjate nje udhetimi nga Brukseli ne Tirane, i shnderroi ne nje liber, qe ne pak dite u rendit nder me te shiturit. Blendi Fevziu tregon: "Ka qene nje rastesi, ndersa kthehesha nga Brukseli, ne nje moment qe ishte bllokuar gjithe Europa nga hiri vullkanik i Islandes. Ishte shume interesante sepse ne momentin qe tentova te gjeja nje mundesi kthimi me avion, me tren, me autobus, te gjitha linjat ishin te bllokuara. Dhe me lindi ideja sesi dy njerez mund te gjendeshin befas, te ndare nga nje dashuri, nga dicka e papritur".
Subjekti i librit nuk eshte kryekeput nje histori dashurie qe rizgjohet pas shume vitesh, ndaj Fevziu nuk e ka shmangur dot penen gazetareske. Historia e romanit "Hiri i Vullkanit", rrefen nje histori dashurie e cila rizgjohet fare papritur pas 20 vitesh. Ne faqet e tij lexuesi gjen gjithashtu episode qe flasin per realitetin shqiptar ne vitet 1990, por edhe ne ditet e sotme.
Letersia artistike nuk eshte nje surprize nga Blendi Fevziu. Krahas disa sprovave letrare sic i quan, Fevziu pohon se ne kompjuterin e tij ndodhen te tjera botime te pritshme. "Hiri Vullkanik" eshte libri i tete i gazetarit Blendi Fevziu. Dhe sic pohon ai, kete liber ia ka dedikuar "te gjithe bashkemoshatareve qe rinine e kaluan ne borduren e parkut Rinia dhe nje ndertuan nje histori paralele me ate te komunizmit dhe qe e arriten ta realizonin me endrrat e tyre".
